• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ALEANCË MES IZRAELIT DHE SHBA…”/ Biden dhe Natanyahu diskutojnë për “kërcënimet e Iranit”
Home
Nderkombetare

“ALEANCË MES IZRAELIT DHE SHBA…”/ Biden dhe Natanyahu diskutojnë për “kërcënimet e Iranit”

18 February, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, diskutuan përmes telefonit për “kërcënimet nga Irani”, pandeminë e COVID-19 si dhe çështje tjera, njoftoi zyra e Netanyahut.

Netanyahu është një nga udhëheqësit e fundit që pranoi një telefonatë nga Biden, që nga inaugurimi i tij më 20 janar. Kryeministri izraelit ka pasur lidhje të ngushta me administratën e mëparshme amerikane të ish-presidentit, Donald Trump.

Netanyahu po përballet me një sfidë të vështirë për rizgjedhjen e tij, pas zgjedhjeve të parlamentare të planifikuara të mbahen më 23 mars. Nga zyra e tij u tha se biseda një orëshe ishte “e ngrohtë dhe miqësore”.

“Ata theksuan lidhjet e tyre të gjata personale dhe u angazhuan për të punuar së bashku në forcimin e aleancës mes Izraelit dhe SHBA-së”, tha deklarata.

Të dy liderët kanë biseduar për “kërcënimin iranian” të zhvillimit të armëve bërthamore, si dhe mundësinë që Izraeli të arrijë më shumë marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve me kombet arabe.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Biden e kishte kritikuar vendimin e Trumpit për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore.

Netanyahu e kishte mbështetur fuqishëm veprimin e Trumpit, i cili përfshinte rivendosjen e sanksioneve shkatërruese ndaj Iranit, rivali kryesor i Izraelit në rajon.

Biden ka deklaruar se Irani duhet të zbatojë në plotni marrëveshjen para se administrata e tij të diskutojë mundësinë e heqjes së sanksioneve. Teherani kishte rënë dakord të frenonte programin e tij të pasurimit të uraniumit në këmbim të heqjes së sanksioneve. Irani gjithmonë e ka mohuar së planifikon zhvillimin e armëve bërthamore, duke thënë se programi i tij bërthamor është për qëllime civile.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VENDOSJA BASTE ME PETULLA..."/ Lukaku tregon episode interesante nga rinia: Si shënova 25 herë brenda dhjetorit
Previous article E RËNDË/ Mutacioni britanik i merr jetën shqiptarit në Angli, pak ditë më parë i vdiq dhe i ati në Burrel

s.autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT