Tashmë të rinjtë në Bulqizë kanë një arsye më shumë për t’iu drejtuar arsimit profesional në qytetin e tyre, si dhe të ndërtojnë një karrierë e të specializohen dhe të kenë një jetë të kënaqshme atje ku i kanë rrënjët dhe jo të kërkojnë me çdo kush emigrimin.
Në fakt, u zhvillua pak ditë më parë në mjediset e kompanisëAlbChrome në Tiranë, ceremonia e dhënies së bursave të studimit për tre studentë nga qyteti i njohur për pasuritë nëntokësore, të cilët janë regjistruar sivjet në vitin e parë në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Fakultetin e Gjeologji-Minierave, dega Gjeo-burime.
Studentët RonaldoLika, DenisNika dhe Gjeladin Hoxha, u vlerësuan për mestaren e tyre mbi notën 8, me të cilën kishin përfunduar me sukses gjimnazin profesional në qytetin e tyre të lindjes.
Dy studentët e parë, sipas rendit të mësipërm, të cilët e kishin përfunduar gjimnazin profesional me mesatare mbi 8.5 përfituan nga kompania AlbChrome një bursë studimi në vlerën monetare të 2 mijë eurove, ndërkohë që studenti i tretë, me mesatare paksa më të ulët u vlerësua me bursë 1 mijë euro. Marrja e kësaj burse për ta është vetëm hapi i parë dhe jo pika e mbërritjes në karrierë, pasi do të kenë mundësinë të kryejnë praktikën studentore si dhe mundësinë e shkëlqyer për punësim pranë kompanisë kryesore të kromit në Shqipëri.
AlbChromei ka përzgjedhur këta tre studentë, nga 12 studentët nga Bulqiza, të cilët pas përfundimit të gjimnazit profesional në qytetin e tyre janë regjistruarnë Universitetin e Tiranës, po në degën e Gjeo-Burimeve, me profil inxhinierinë e burimeve minerare.
AlbChrome, pjesë e Grupit Balfin, ka patur një kontribut domethënës edhe në ngritjen e shkollës së parë të mesme profesionale në Bulqizë, duke u kujdesur që ta furnizojë këtë institucion arsimor si me bazë materiale, ashtu edhe me ngritjen e një laboratori për praktikën, apo duke mundësuar edhe pagesën e disa profesorëve.
Ndaj për kompaninë por edhe për studentët është një fitore e dyfishtë, që 12 nga të rinjtë i janë drejtuar katedrave universitare sivjet.
Studentët ishin vetë të pranishëm në zyrat e AlbChrome, ku edhe nënshkruan kontratën për lëvrimin e këtyre bursave.
Ky proces do të vijojë dhe në vitet e ardhshme, porkriter për këta studentë ose kolegët e tyre nga Bulqiza, për marrjen e të njëjtave bursa, do të jenë notat e marra gjatë vitit 2018-2019, të cilat duhet të jenë gjithashtu të larta.
Studentët e mësipërm, por edhe të tjerë që kanë përfunduar gjimnazin profesional në Bulqizë, kanë gjithsesi marrëveshje me AlbChrome për të kryer praktikat pranë minierës së kromit të qytetit të tyre, ku edhe i pret një punësim i sigurt
Këtë kontributmodest, por që është gjithsesistimul dhe lehtësim për studentët, për tëminimizuarshpenzimet kryesore bazike për jetesën e tyre studentore në kryeqytet, AlbChromee ofron si mbështetje dhe si motivim për të rinjtë e Bulqizës, që ata të investojnë në karrierën e tyre si specialistë minierash, në mënyrë që tëkontribuojnë për veten dhe qytetin e tyre pas përfundimit të studimeve.
Gjithashtu, kompania AlbChromembështet edhe shkollën profesionale “Ali Myftiu”, në qytetin e Elbasanit, ku të rinjtë kanë gjithashtu një perspektivë të madhe punësimi pranë uzinëssë ferro-kromit të këtij qyteti.
AlbChrome është pjesë e Grupit Balfin,grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur edhe për investimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si GreenCoastResort dhe Vala MarResidences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR, etj.






