• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMON Ukraina: Forcat ruse hyjnë në qendër të Sievierodonetskut, bombardojnë një fabrikë kimike
Home
Nderkombetare

ALARMON Ukraina: Forcat ruse hyjnë në qendër të Sievierodonetskut, bombardojnë një fabrikë kimike

14 June, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Një zyrtar ukrainas tha se trupat ruse kanë hyrë në qendër të qytetit lindor të Sievierodonetskut dhe po vazhdojnë të bombardojnë një fabrikë kimike, ku janë strehuar qindra ushtarë dhe civilë.

Guvernatori rajonal Serhiy Haidai tha të hënën në rrjetin Telegram se trupat ruse kontrollojnë rreth 70 për qind të qytetit dhe i kanë larguar forcat ukrainase nga qendra e tij.

Ai tha se fabrika Azot në këtë qytet, ku janë strehuar qindra civilë, po “bombardohet rëndë”. Rreth 500 civilë mbeten në fabrikë dhe ushtria e Ukrainës po përpiqet t’i largojë ata në një vend të sigurt.

Rusia thotë se të gjitha urat e qytetit janë shkatërruar. Zyrtarët ukrainas thonë se ka ende një rrugë tjetër për të dalë nga qyteti, por është e dëmtuar rëndë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se beteja për rajonin e Donbasit “me siguri do të mbetet në historinë ushtarake si një nga betejat më të dhunshme në Evropë”.

“Për ne, çmimi i kësaj beteje është shumë i lartë. Është thjesht e frikshme”, tha presidenti Zelenskyy të hënën vonë.

Ai përsëriti thirrjet për vendet partnere që t’i dërgojnë Ukrainës artileri moderne për t’u përdorur kundër forcave ruse.

Këshilltari i presidentit Zelenskyy, Mykhailo Podolyak, shkroi në Twitter të hënën se për t’i dhënë fund luftës Ukraia ka nevojë pëer armë të rënda”. Ai renditi disa kategori armësh, duke përfshirë 1,000 topa obus, 300 sisteme raketash, 500 tanke, 2,000 automjete të blinduara dhe 1,000 dronë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NESËR TAKIMI I PARË PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Alibeaj mbledh grupin parlamentar të PD, ja deputetët që marrin pjesë
Previous article "NGELI DUKE MË PARË NGA KËMBËT"/ Serena Sula “plas” skandalin për Ilir Shaqirin: Më kërkoi numrin…

s.autor

Postime të ngjashme

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT