Në një kohë kur situata e COVID në Shqipëri e mbare botën duket se ka agravuar serish, funksionaret e Partise Demokratike në vend duket se nuk ndjejnë asnjë lloj pergjegjësie.
Ndonëse Komiteti Teknik i Eksperteve të COVID sot dha masat e reja, ish deputetët kanë vijuar me takimet e fushatës duke mbledhur shumë qytetare ne ambiente të mbyllura, e duke rrezikuar jetën e tyre.
Ironia mbetet në faktin se jane te njëjtët që sulmojnë për keqmenaxhim të qeverisë. Madje, plot krenari, pamjet e takimeve i publikojnë vetë.
Siç kuptohet, opozita e ka nevojën më të madhe të tregojë se mund të mbledhe njerëz para zgjedhjeve, se sa ti mbrojë keta të fundit nga virusi që po merr jetë çdo ditë.
Mëposhtë, ju sjellim disa nga fotot shqetësuese, në takime qe fare thjeshtë mund të behen online, sigurisht duke kapur qartë edhe foton e Lulzim Bashës varur në mur.
Enkelejd Alibeaj
Edi Paloka
Grida Duma
Albana Vokshi
Gazment Bardhi
Jorida Tabaku
Flamur Noka dhe Xhelal Mziu
AlpeNews.al














