Në përfundim të komisionit të Ligjeve Ulsi Manja në një dalje për mediat, u shpreh në kundërshtim me Prokurorinë për pushimin e çështjes CEZ. Manja ka akuzuar Prokurorinë duke e quajtur vegël të politikës. Por Manaj theksoi se çështja e aferës CEZ nuk do ndalet kurrë. Sakaq Manja i bëri thirrje prokurorëve të thjeshtë të distancohen nga llumi politik.
Në fjalën e tij Manja u shpreh: “Kuvendi ka marrë fletëthirrje që njofton Kuvendin, në cilësinë e kallzuesit të shqyrtojë kërkesën e Gjykatës së Tiranës, për pushimin e cështjes penale për CEZ. Jemi njoftuar për pushimin e kësaj çështje”.
Manja i bëri thirrje Prkurorisë të zbardh të vërtetën e kësaj çështjeje.
” Prokuroria duhet të zbardhte të vërtetën dhe të çonte para drejtësisë autorët e kësaj afere korrupsioni. Prokuroria po përpiqet të mbyllë një nga çështjet më korruptive, skandalit të privatizimit të kompanisë CEZ. Pa marrë asnjë dëshmitar, pa marrë në konsideratë asnjë nga gjetjet e komisionit, prokuroria e ngritur brenda ditës për hetimin e , jo vetëm nuk e vë ujin në zjarr për krimin ekonomik,” tha deputeti socialist.


