• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMI/ OKB: Koronavirusi rrezikon betejën kundër HIV-it
Home
Shëndet

ALARMI/ OKB: Koronavirusi rrezikon betejën kundër HIV-it

7 July, 2020 F.autor Shëndet

Kombet e Bashkuara paralajmëruan se koronavirusi po e rrezikon përparimin e disa viteve në luftën kundër virusit HIV.

Sipas tyre, HIV mund të çojë në më shumë se gjysmë milioni vdekje, për shkak të ndërprerjes së trajtimeve, të shkaktuar nga izolimet.

“Kufizimet e vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit kanë penguar luftën kundër infektimit me HIV te gratë, duke kufizuar qasjen e tyre në arsim dhe mbrojtje nga dhuna seksuale”, tha në një studim Programi i Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS (UNAIDS).

Me përqendrimin e qeverive në trajtimin e pandemisë së koronavirusit, vëmendja dhe burimet janë zhvendosur nga mbrojtja e njerëzve të cenueshëm nga HIV-i – virusi që mund të çojë në sindromën e mungesës së imunitetit, të njohur si AIDS.

Ndërprerja gjashtëmujore e trajtimit kundër HIV-it mund të shkaktojë më shumë se 500,000 vdekje shtesë në Afrikën nën-Sahariane gjatë vitit të ardhshëm, duke e rikthyer rajonin në nivelet e vdekshmërisë nga AIDS në vitin 2008, paralajmëron raporti.

Raporti, i titulluar “Kapja e momentit”, thotë se miliona jetë janë shpëtuar nga terapia antiretrovirale që shtyp HIV-in dhe ndalon përparimin e AIDS-it.

Megjithatë, 690,000 njerëz vdiqën nga sëmundjet e lidhura me AIDS-in vitin e kaluar dhe 12.6 milionë nga 38 milionë njerëz që jetojnë me HIV, nuk kanë pasur qasje në trajtim.

UNAIDS tha se rajonet më të rrezikuara për përhapje të HIV-it janë Evropa Lindore dhe Azia Qendrore, të cilat, së bashku, kanë pasur mbi 70 për qind rritje të infeksioneve të reja që nga viti 2010./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRUGËTIMI DREJT "KURORËZIMIT”/ Ja llogaritë për titullin kampion në Kategorinë Superiore
Previous article "LUFTA" PËR TITULLIN E LA LIGAS/ Real Madrid dhe Barcelona “luajnë” me arbitra

F.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT