• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARMI NGA RASTET E VETËVRASJEVE/ Infermierja: Vijnë të rinj që kanë pirë me grushte ilaçe
Home
Sociale

ALARMI NGA RASTET E VETËVRASJEVE/ Infermierja: Vijnë të rinj që kanë pirë me grushte ilaçe

29 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Adoleshentëve tanë çdo ditë po u rrezikohet jeta. Në farmacitë e tona adoleshentët mund të blejnë lirshëm pa recetën e mjekut dhe sa të duan ilaçe antidepresivë, të cilat nëse konsumohen me shumicë mund t’u rrezikohet dhe jeta.

Silvana Sinani, infermere në shërbimin 24 orë në familje është gjetur vetë 4 herë para situatave të tilla dramatike.

“Të rinj, adoleshentë që marrin antidepresivë me shumicë, bëhet fjalë për 10- 20 kokrra dhe kanë qenë në rrezik jete. Jemi detyruar të aplikojmë serume dhe lavazhe. Situata vërtet dramatike” tregoi eksperiencën e saj zonja Sinani gjatë takimit me koordinatorët e bashkëqeverisjes në sallën e Hartave ne kryministri.

Familjet e adoleshentëve i kanë treguar se fëmijët e tyre mund ti blejnë pa asnjë problem në farcami ilaçet si Diamaks dhe Diazepan.

“Antidepresivët të marra në masa të mëdha shkaktojnë vdekje. Kemi gjetur raste adoleshentësh, të cilët në momente delikate kanë pirë disa antidepresivë dhe jam gjetur para situatave të tmerrshme”

Të gjendur pa rrugëdalje familjet e këtyre adoleshentëve i kanë kërkuar asaj të ngrejnë zërin

“Jam këtu për të sjellë një fenomen që duhet ndaluar. Sepse pasi bëra denoncimin në Shqipëriaqëduam.al mësova masat administrative për dy farmacitë, por dhe sot që ne flasim familjet më thonë se fëmijët e tyre i blejnë këto antidepresivë në 2 farmaci më tutje pa asnjë pengesë”

Në shtete si Amerikë, Francë, Itali, këto lloj medikamentesh nuk jepen fare në farmaci por është mjeku i familjes që i jep.

“Duhet të shihet më thellësisht ky problem, edhe legjilacioni sa i takon dhënies antidepresive, pasi janë vërtetë dramatike” apeloi zonja Sinani. 

Koordinatorja e bashkëqeverisjes tha se institucionet kishin marrë masat administrative por u ndal tek Urdhri i Farmacisë i cili siç tha ajo ” në vend që të reagonte dhe të merrte hapa konkretë në lidhje me licencën e këtyre farmacive apo ushtrimin e aktivitetit vendosi ta kalojë këtë situatë në heshtje”

Vetë kryeministri Rama tha se në plan pune do të vihet dhe ndryshimi përkatëse në ligj.

“Kemi planifikuar që në ditët në vijim të organizojmë takim me Urdhrin e Farmacistit për të ngritur proble shumë serioz dhe në planin e punës ndryshimet përkatëse në ligj dhe të ndërhyhet në mënyrë të menjëhershme me masat drastike”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shkon në klinikën e VIP-ave për të zmadhuar vithet, vdes papritur 29-vjeçarja
Previous article Zbulohet pasuria marramendëse e Sylvester Stallone

g.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT