Rastet e vdekjeve të minatorëve në minierat shqiptare janë të shpeshta. Zakonisht janë kushtet e vështira ato që shkaktojnë këto bilance tragjike. Në 6 vitet e fundit të aksidentuarit në miniera janë shtuar në shifra të frikshme.
Më poshtë kemi rastet e viktimave në miniera që nga viti 2011, ku shumica e minatorëve të cilët kanë humbur jetën i përkasin minierës së Bulqizës.
Ja kronologjia e viktimave në miniera nga 2011:
18 tetor 2011
Shpërthimi i gazit metan ne galeri ka shkaktuar vdekjen e një minatori dhe plagosjen e rende te 8 te tjerëve. Mësohet se viktima është Naim Shyti, 39 vjeç, punëtor prej vitesh i nëntokës.
11 nëntor 2011
Një 55 vjecar ka gjetur vdekjen pas shembjes se një masivi te madh dherash ne thellësinë e 200 metrave ne galerinë me numër 66.
2 qershor 2012
Bulqizë, vdes minatori Dilaver Koçi. U zu poshte nga nje masiv dheu.
10 gusht 2012
Një minator ka gjetur vdekjen nga masivi shkëmbor një galeri kromi në Martanesh.
30 gusht 2012
Murat Kaceli humb jetën në minierë, plagosur rëndë minatori Abdulla Hoti.
27 shtator 2012
Bashkim Mema 23 vjeç , zënë poshtë nga masivi i dheut.
16 Qershor 2013
Një tjetër minator gjen vdekjen si pasojë e rënies nga ashensori i minierës.
13 nëntor 2013
Vetëm në një ditë humbën jetën 7 persona në minierën e Beragozhdit në Pogradec.
24 janar 2014
Kujtim Lici, 42 vjeç, ka humbur jetën në minierën e Cërujës, në Rrethin e Matit.
29 maj 2014,
Mat-Humb jetën një minator, i cili dyshohet se është aksidentuar në minierën e Currjes. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Mat, minatori që ndërroi jetë është Shkëlqim Pisli.
19 Gusht 2014
2 persona gjejnë vdekjen në galerinë e Bulqizës, 50-vjeçari Xhemal Sela i cili është edhe baba i 4 fëmijëve dhe minatori 35 vjeç Denald Baçi.
28 qershor 2015
Shembet një masiv shkëmbor, humb jetën një minator në Martanesh
Korrik 2015
Nje minator ka humbur jeten si pasojë e rrëzimit të një masivi shkëmbor në një minierë në Fan të Mirditës.
Janar 2017
Një tjetër viktimë është shënuar në Minierën e zonës së Lajthizës në Tropojë .
Shkurt të 2017
3 minatorë kinezë humbin jetën në Bulqizë.
25 tetor 2017
Eris Keta 30 vjeç humbi jetën si pasojë e goditjes nga një masiv shkëmbor ne thellesi te nje prej galerive te zones D te minieres se Bulqizes.
Ndërsa rasti i fundit është ai i Eduard Dama i cili më datë 15 nëntor 2017, ka gjetur vdekjen nga një masiv gurësh që janë shembur brenda një galerie.
Përgatiti: AlpeNews.al



