Pjesa veriore e Kinës, një nga rajonet më të dendura dhe të populluara në Tokë, është konsideruar si zona më vdekjeprurëse në botë deri në fund të shekullit, thonë shkencëtarët.
Hulumtimet e reja shkencore sugjerojnë se nëse nuk merren masat për ndalimin emetimeve e karbonit, ndryshimi i klimës do të sjellë valë të mëdha të të nxehtit që mund të shtyjnë zonën “kundër kufijve të banueshmërisë” deri në vitin 2070.
Rezultatet e studimit të rajonit verior të Kinës, që përfshin kryeqytetin Pekin, janë veçanërisht shqetësuese për shkak se shumë prej 400 milion njerëzve të rajonit janë fermerë të ekspozuar ndaj kushteve klimaterike.
Studimi tha se nxehtësia dhe lagështia e lartë mund të krijojnë kushte që të vrasin edhe njerëz të shëndetshëm nëse janë të ekspozuar nga dielli më shumë se 6 orë.
“Ky vend do të jetë vendi më i prirur për valët e nxehtësisë vdekjeprurëse në të ardhmen”, tha profesor Elfatih Eltahir, në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit (MIT), i cili udhëhoqi studimin e ri.
“Kina është aktualisht kontribuesi më i madh në emetimet e gazrave serrë, me implikime potencialisht serioze për popullsinë e saj”, raportoi ai.
/AlpeNews.al


