Në fund të 2017-ës, Franca urdhëroi ndalimin e shitjes së qumështit për foshnja i njohur me emrin “Lactalis”.
Lactalis është një nga prodhuesit më të mëdhenj të qumështit në botë, dhe arsyeja e ndalimit ishte për shkak të baktereve të Salmonelës që përçohej nga po ky qumësht, shkruan Reuters.
Më shumë se 12 milionë kuti të qumështit pluhur për foshnjat në 83 shtete janë tërhequr për shkak të skandalit të salmonelës. Shefi ekzekutiv i firmës së këtij qumështi, Emmanuel Besnier, ka konfirmuar shkallën e rrezikut.
Paditë janë paraqitur nga shumë prindër të cilët thonë se fëmijët e tyre u sëmurën pas pirjes së këtij qumështi.
Një zëdhënës i ka thënë BBC-së se të gjitha vendet e prekura janë në Evropë, Azi, Amerikën Latine dhe në Afrikë. Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Australia janë vendet që nuk u prekën, ka shtuar ai.
Lactalis është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të produkteve të qumështit, me një shitje vjetore prej 17 miliardë eurosh, ka 246 vende prodhimi në 47 vende dhe ka të punësuar 15,000 vetë vetëm në Francë.
Salmonella mund të shkaktojë diarre të rënda, dhimbje stomaku, të vjella dhe dehidrim të rëndë. Mund të jetë edhe vdekjeprurëse veçanërisht tek fëmijët e vegjël./scantv


