Gjashtë fëmijë që frekuentojnë kopshtin “Palermoja” në Korçë janë paraqitur në spital, pasi dyshohet se kanë pësuar intoksikim nga ushqimi.
Fëmijët janë dërguar në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqitet e rëndë.
Dyshimet e para lidhen me ushqimin e konsumuar në kopsht, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku i saktë i shqetësimeve shëndetësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Në kuadër të verifikimeve pritet të kontrollohet ushqimi i konsumuar nga fëmijët, mënyra e përgatitjes dhe kushtet në të cilat ai është ruajtur dhe shërbyer.


