• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARM BOTËROR!  I nxehti rrezikon shkrirjen e akullit në Grenlandë
Home
Nderkombetare

ALARM BOTËROR! I nxehti rrezikon shkrirjen e akullit në Grenlandë

26 July, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Vala e të nxehtit që ka përfshirë disa pjesë të Evropës duket se do të mbërrijë në Grenlandë, duke rrezikuar shkrirjen e shtresës së dytë më të madhe të akullit në botë, kanë thënë Kombet e Bashkuara të premten.

Ajri i nxehtë që është bartur nga Afrika Veriore ka rritur temperaturat evropiane më 25 korrik për 2, 3 apo 4 gradë celsius, ka thënë zëdhënësja e Organizatës Botërore për Meteorologji, duke e përshkruar këtë fenomen si “absolutisht të pabesueshëm”.

Nullis ka thënë në një takim të OKB-së në Gjenevë se “sipas parashikimeve, lëvizjet atmosferike tani do ta bartin nxehtësinë drejt Grenlandës”, çka mund të rezultojë me shkrirje të shtresës së akullit nën rekordin fillestar më 2012, shkruan ‘albinfo.ch’.

“Ende nuk e dimë sigurt nëse do të tejkalohet rekordi i vitit 2012, mirëpo është afër”, ka thënë ajo.

Shtresa e akullit në Grenlandë është pjesë kyçe e sistemit global klimatik andaj shkrirja e saj do të rezultonte me rritje të nivelit të detit dhe ndryshime të tjera klimatike. Akulli në Grenlandë është shkrirë me shpejtësi të madhe në javët e fundit, ka thënë Nullis, duke përmendur të dhënat nga një shkencëtar për klimën.

“Vetëm në muajin korrik janë humbur 160 miliardë tonë të akullit për shkak të shkrirjes. Kjo është e barabarë më 64 milionë pishina olimpike”, ka shtuar ajo.

Parisi ka regjistruar temperaturën më të lartë ndonjëherë më 25 korrik, 42.6 gradë celsius, derisa alarmi i kuq i nivelit më të lartë është lëshuar në veri të Francës.

Belgjika, Gjermania, Luksemburgu dhe Holanda po ashtu kanë regjistruar rekord të temperaturave, 41.8 gradë celsius, 41.5 respektivisht 40.7 gradë Celsius. Ndërkohë Britania ka shënuar temperaturën më të lartë për muajin korrik, 38.1 gradë celsius.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSHTE MË TË MIRA PËR ARTISTËT? Veliaj- Bashës: Jepu selinë e PD-së, meqë ligjërisht s'të takon më
Previous article DUHET TA KONSUMONI! Fruti që pastron gjakun dhe shëron sëmundjet më shqetësuese

F.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT