GJKKO ka dënuar me burg përjetë Redjan Rrajën. Lajmi u konfirmua për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala. Redjan Rraja akuzohet si ekzekutor në atentatin ndaj makinës së ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj. Kujtojmë se si pasojë e këtij atentati mbeti i vdekur shoferi, Andi Maloku.
Ndërkohë GJKKO ka dënuar me 35 vite burg Arjol Halilaj që dyshohet si anëtar i grupit kriminal. Sakaq Redian Rraja është nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja.


