• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOHET SE NDIHMOI VËLLEZËRIT RAMAJ TË PASTRONIN PARATË/ Zbardhet dëshmia e ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës: Njëri prej tyre, babai i djalit tim
Home
Breaking News

AKUZOHET SE NDIHMOI VËLLEZËRIT RAMAJ TË PASTRONIN PARATË/ Zbardhet dëshmia e ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës: Njëri prej tyre, babai i djalit tim

28 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

– Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, e cila akuzohet se në bashkëpunim me disa të dënuar në pastrimin e parave deklaroi sot në GJKKO se nuk ka kryer asnjë shkelje në detyrë. SPAK e akuzoi ish-zyrtaren se ka ndihmuar dy vëllezërit Besian e Leonard Rama të arrestuar në Belgjikë, për pastrim parash.

Në sallën e gjyqit ku u paraqit sot bashkë me avokatët, ajo ka deklaruar se ka njohje me Besjanin, njërin nga vëllezerit, me të cilin ka patur raport intim dhe madje ka dhe një djalë të cilit ai nuk i ka njohur atësinë.

Dashi ka thënë se kjo është e vetmja gjë që e lidh atë me dy të dyshuarit, megjithatë gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën “arrest shtepie” megjithëse është kundërshtuar nga avokatët, të cilët kërkuan një tjetër masë duke marrë parasysh edhe kushtet e saj.

Në fuqi u la edhe masa arrest me burg për Ardian Malasin, i cili ka pretenduar se akuza nuk qëndron, ndërsa ka pranuar se ka blerë nje apartament nga dy vellezërit te ish stacioni i trenit, të cilin ia ka shitur Rajmonda Dashit.

Edhe për dy vëllezërit Besian dhe Leonard Ramaj gjykata vendosi arrest në burg.

Sipas SPAK, Rajmonda Dashi së bashku me Ardian Malasin, tashmë të arrestuar, dyshohen se kanë ndihmuar dy vëllezërit Besian dhe Leonard Rama të pastrojnë paratë që si burim kane aktivitetin e trafikut të drogës.

Këto dyshime janë krijuar pas letërporosive që kanë mbërritur nga Belgjika, ku dy vëllezërit janë dënuar për trafik narkotikësh. Hetimet e SPAK kanë zbuluar se Rajmonda Dashi duke shfrytëzuar dhe postin e saj ka ndihmuar dy vëllezërit që paratë e vendosura nga aktiviteti kriminal të investoheshin në pasuri, tashmë të vënë në sekuestro nga Prokuroria e Posaçme.

PASURITË E SEKUESTRUARA
Me vendimin nr 29 të 23 tetorit 2023 Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin për pasuritë
12 apartamente në Fier
4 apartamente në Tiranë
3 garazhe në Tiranë
27 llogari bankare
1 shoqëri tregtare
2 automjete

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LËVIZJET SPORTIVE..."/ Rama nga Thumana: Rindërtimi solli sherre në familje, një çift u ‘nda’ për të marrë dy shtëpi
Previous article "SHKRIHEN" AKUJT/ alla pret ministrin e Brendshëm të Kosovës. Sveçla: Takova mikun tim Taulant. Diskutuam…

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar Aktualitet

PAMJET/ Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT