Flynn e ka pranuar se ka gënjyer FBI-në.

Por në një memo, Robert Mueller tha se Flynn kishte dhënë detaje “të dorës së parë” rreth lidhjeve midis ekipit të zgjedhjeve të Trump dhe zyrtarëve rusë.

Memoja e reduktuar rëndë, lë të kuptohet në zbulesat e ardhshme që mund të bien ndesh me presidentin Donald Trump.

Presidenti Trump e ka quajtur hetimin një ‘gjueti shtrigash’ dhe mohon se ka pasur ndonjë bashkëpunim midis ekipit të tij dhe zyrtarëve rusë për të siguruar fitimin e tij në zgjedhje.

Zyra e  Mueller lëshoi shkresën si udhëzim për gjyqtarin, i cili do të dënojë Michael Flynn, i vetmi anëtar i administratës së Trump deri tani që ka deklaruar fajësinë si rezultat i hetimit të fshehtësisë.

Ai do të dënohet më 18 dhjetor në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së për Distriktin e Kolumbisë.

Flynn është deklaruar fajtor për akuzën se ka bërë deklarata  të rreme në FBI.

Ai pranoi se diskutoi heqjen e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara mbi Rusinë me ambasadorin rus në Uashington përpara se Trump të merte detyrën dhe se ai gënjeu për zëvendës presidentin amerikan për këtë bisedë.