• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Akuzohen për BASTISJEN E PROKURORISE DURRES, çfarë deklaruan tre të dyshuarit para gjykatësve
Home
Breaking News

Akuzohen për BASTISJEN E PROKURORISE DURRES, çfarë deklaruan tre të dyshuarit para gjykatësve

27 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre të ndaluarit si të dyshuar për grabitjen e zyrave të Prokurorisë së Durrësit janë njohur këtë të diel me masës e sigurisë “arrest me burg”, por ata mohojnë të kenë lidhje me ngjarjen.

Para trupit gjykues kanë dalë sot shtetasit: Artur Isa, nga Sukthi i ri, i dënuar në vitin 1997 për vjedhje me dhunë; Besnik Bushi, banues në Durrës; si dhe roja e ndërtesës së Prokuriorisë, Nais Lena, ndaj të cilëve përfaqësuesit e organit të akuzës, Drini Pali dhe Pali Deçolli, kërkuan vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të tyre dhe caktimin e masës “arrest në burg” për ta.

Ata mendohet të jenë autorë të incidentit, kur zyra e një prokurori dhe të një oficeri të Policisë Gjyqësore u hapën dhe prej andej u morën dosje hetimore. Grabitësit hapën dhe dëmtuan edhe serverat e kamerave të sigurisë, e rezultoi se kishin pasur edhe një bashkëpunëtor.

Sipas prokurorëve të çështjes, rezulton se në 6:30 janë dëmtuar kamerat e sigurisë, dhe është hapur dera e serverit.

“Janë gjetur 13 gjurmë kapilare, që i përkasin Artur Isws dhe Besnik Bushit”.
grabitja ne durres
Por, mbrojtja e Artur Isës, edhe pse e vlerësoi të ligjshëm ndalimin dhe kërkoi masë sigurie “burg me afat 60 ditor”, kërkoi të gjendet provë tjetër që mbështet dyshimin e ngritur ndaj tij.

Artur Isa mohon të ketë shkuar ndonjëherë në jetën e tij në godinën e Prokurorisë, ndërsa nuk e di sesi ka përfunduar gjurma e tij në zyrën e prokurorit Shehu. Madje, ai nuk ka asnjë njohje, qoftë dhe të largët, me të dyshuarin tjetër. Ai pretendon se ka qenë në banesë me nënën dhe fëmijët e tij.
durres grabitja
Edhe Besnik Bushi mohon praninë e tij në vendngjarje atë natë. Ai thotë se ka qenë duke peshkuar me vëllain dhe një shok natën e ngjarjes. Në Prokurori raporton ka qenë vetëm para 7 vitesh, kur ka bërë instalime elektrike në këtë godinë, dhe në vitin 2014, kur është dënuar me kusht për vjedhje të energjisë elektrike. Edhe ai, përmes avokatit deklaroi se nuk ka asnjë njohje me të ndaluarin tjetër dhe kërkoi lehtësim të masës së sigurimit personal.

Ndërkohë, ndaj Nias Lenës, shtetas i padënuar më parë, i sëmurë dhe kryefamiljar, nuk ka asnjë indicie. Avokati kërkoi detyrim paraqitje për rojen e sigurisë.

Sipas policisë, dy të akuzuarit si organizatorë dhe autorë të vjedhjes dyshohet se janë të njëjtët që organizuan edhe grabitjen e korrierit të Prokurorisë së Durrësit në datën 8 maj dhe se ndaj tyre ka disa pamje filmike si dhe dëshmia e korrierit që ka përshkruar personat që e grabitën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article WOW, nuk pritej! Era Istrefi rrezikon të performojë në BOTËROR, për arsyen që na mërzit të gjithëve! (FOTO)
Previous article Largohet edhe Preittit/ Projekti italian rezultoi një dështim total te Partizani

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT