• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZAT/ U arrestuan duke ngrënë krudo në Gjirin e Lalzit, mbyllen hetimet për ‘Akilin’ dhe 6 të tjerët
Home
Aktualitet
Kronikë

AKUZAT/ U arrestuan duke ngrënë krudo në Gjirin e Lalzit, mbyllen hetimet për ‘Akilin’ dhe 6 të tjerët

4 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e personave që u kapën me armë nga policia e Durrësit, teksa konsumonin krudo dhe karkaleca tek një restorant në zonën e Gjirit të Lalëzit. Sipas gazetarit Elton Qyno, Prokuroria ka kërkuar që 7 personat e arrestuar të gjykohen për “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municionit” si dhe “Moskallëzim krimi”.

Xhevdet Plaku, i njohur ndryshe me nofkën “Akili”, Flobenc Meçe alias Gega, Voltan Xhani, Jurgen Xhani, Oltion Hasani, Fatjon Qesja dhe Alfred Hasanaj, janë emrat e të pandehurve që tashmë do përballen me akuzat në gjyq.

Sipas dosjes hetimore, Xhevdet Plaku alias Akili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të.

Pas arrestimit në Durrës, gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

Ndërkohë Flobens Mecia alias Gega alias Drini, ishte shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

Pas arrestimit gjatë kontrollit, këtij personi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

Voltan Xhani, nga Përmeti por rezident në Holandë, rezulton se në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit Elis Rroshkodolit., ndodhur në Shkodër.

Pas arrestimit gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje.

Ndërsa personat e tjerë Jurgen Xhani, Oltion Hasani, Fatjon Qesja dhe Alfred Hasanaj, janë marë të pandehur për akuzën e “Moskallëzit të krimit” dhe “Përkrahja e autorëve të krimit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË SHTËNAT ISHIN BRESHËRI"/ Dëshmitari rrëfen si u ekzekutua ‘Bobi’ me urdhër të vëllezërve Çopja
Previous article VRASJA E MARTIN CANIT/ Mbrojtja kërkon rikualifikimin e veprës penale për autorin e mitur

s.autor

Postime të ngjashme

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë Aktualitet

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT