• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZAT/ Rezart Taçi bashkëpunoi me Cosa Nostra-n? Sigurohet DOSJA e prokurorisë italiane
Home
Breaking News

AKUZAT/ Rezart Taçi bashkëpunoi me Cosa Nostra-n? Sigurohet DOSJA e prokurorisë italiane

12 November, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Top News dhe Gazeta Shqip kanë siguruar dosjen e prokuorirsë italine në të cilat përmendet emri i Rezart Taçi.

Dosja e publikuar nga gazetari Thimi Samarxhiu në emisionin Zona Zero, tregon për transferimin e një shumë të madhe parash për veprime të organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Emri i Rezart Taçit, sipas dosjes, del se ka bashkëpunuar me personat që janë në hetim Danielle Cestagalli, Fabio Petruzzella dhe Francesco Zummo.

Pjesë nga Dosja e Prokurorisë

Gjykatësi Alfredo Montalto, pas ekzaminimit të hetimeve të kryera më 4 nëntor 2021

Fabio Petruzzella, akuzohet për bashkëpunim me Danielle Cestagalli, Rezart Taci dhe personazhe të tjerë të panjohur, për veprime në organizatën e “Cosa Nostra-s”, në lidhje me shumën 22.340.285 euro. Kjo shumë është marrë nga banka “Banca dello Stato” me emrin e Francesco Zummo, për llogari të organizatës mafioze – që konsiston në blerjen e një obligacioni argjentinas për 4 milionë euro, në monetizimin e dy fondeve  mirëbesimi të ndodhura në Lichtechtein për 18.399.966 euro. Kjo bëhej për spostimin e sasisë së fundit të parave, përmes bankës së lartpërmendur “Banca dello Stato”, në një llogari në zotërim të Francesco Zummo tek “Alpha Bank” (bankë e nivelit të dytë)në Tiranë.

Po ashtu përmendet edhe Francesco Zummo në dosje mbi të cilin rëndojnë të njëjtat akuza, dhe është personi, në emër të të cilit është hapur llogaria bankare në bankën e nivelit të dytë në Tiranë.

“Akuzohen këto dy persona në bazë të Kodit Penal, për bashkëpunim me Danielle Cestagalli, Rezart Taci dhe personazhe të tjerë të panjohur, me qëllim anashkalimin e dispozitave të ligjit për masat e parandalimit material, si dhe për lehtësimin e kryerjes së krimit të përmendur për aktivitetet e paligjshme të Cosa Nostra-s”.

Në dosje, flitet edhe për shumën 3.88 milionë euro që do t’i jepen Daniele Cestagalli-t dhe Rezart Tacit, të cilët duke shfrytëzuar marrëdhëniet me persona të shteteve të huaja, si ndërmjetës të këtyre akteve të paligjshme në favor të organizatës. Faktet janë mbledhur në Palermo, Milano dhe vende të tjera, jashtë vendit, dhe përkojnë nga maji 2021.

Akuzat 

Dy prej italianëve, tashmë të arrestuar, Francesco Zummo, 90 vjeç dhe ekonomisti i tij Fabio Petruzzella, kanë ardhur në Shqipëri në muajin qershor ku hapën edhe llogari bankare për të transferuar më pas 18 milionë eurot që u sekuestruan sot nga SPAK.

Në dosjen e siguruar nga “Zona Zero” Fabio Petruzzella thotë ” kam dërguar 20 milionë euro në Shqipëri. Nëse nuk m’i lirojnë, Rezarti m’i zhbllokon”.

Reagimi 

Sipas Rezart Taçit bëhet fjalë thjesht për hapjen e një llogarie bankare, nder që ia ka kërkuar një mik i tij.

“Disa muaj më nëpërmjet një mikut tim më kontakton dhe më kërkon një favor që t’i hap një llogari në shqipëri. I thashë shko në Shqipëri dhe hape llogarinë. Këtu fillon dhe mbaron roli im. Nuk e kuptoj se ku është vepra penale.

Personi më është prezantuar nga një mik i imi. Nuk kam asnjë bashkëpunim me një strukturë të organizuar kriminale. Thjesht i kam thënë shko në Shqipëri dhe hap llogarinë. Si mund të organizohen për strukturë kriminale, dy të shoqëruarit nga policia. Nuk ka vepër penale. Jam i shokuar, jam pa fjalë. Më shpallën në kërkim vetëm se dikush më mori në telefon. Kjo është në vazhdën e persekutimit”, tha Rezart Taçi.

Burime zyrtare nga Banka informojnë se Banka që në momentin e parë të depozitimit ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura sipas procedurave të saj të brendshme dhe kuadrit ligjor, duke informuar dhe bashkëpunuar ngushtë me organet kompetente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM "ÇËSHTJA INSIGNE"/ Zbulohet plani 30 milionësh i Presidenit De Laurentiis
Previous article "FOLTORJA"/ Kush janë demokratët që shoqërojnë Berishën në qytetin e Sarandës

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT