• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT PËR “TOYOTA YARIS”/ Basha i përgjigjet Berishës: QESHARAKE! I ndryshon çdo javë në varësi të tekave
Home
Politikë

AKUZAT PËR “TOYOTA YARIS”/ Basha i përgjigjet Berishës: QESHARAKE! I ndryshon çdo javë në varësi të tekave

7 December, 2021 F.autor Politikë

Përmes një interviste të dhënë për News 24, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, foli në lidhje me situatën e brendshme në Partinë Demokratike në vigjilje të mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur prej tij më 18 Dhjetor.

Basha u ndaj në një pjesë të intervistës dhe te akuzat e bëra në adresë të tij nga ish-lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, për përfshirjen në çështjen “Toyota Yaris”.

Kryedemokrati u shpreh se akuzat janë qesharake dhe ndryshojnë formën e tyre çdo javë duke vërtetuar pavërtetësinë e tyre.

Gjithashtu ai theksoi se i vjen keq që një njeri i cili ka pasur besimin e demokratëve si Sali Berisha, është shprehur që nuk vendos përpara fatit personal fatin e mijërave demokratëve që kanë sakrifikuar ndër vite.

Pyetje: Çfarë ju ka prekur më shumë, çfarë ju ka cenuar më tepër zoti Basha sepse akuzat janë  rënduar çdo ditë e më tepër, deklaratat janë bërë më të forta.

Lulzim Basha: Akuzat në vetvete janë bërë gjithmonë e më qesharake dhe paradoksi qëndron që një akuzë e bërë një javë është moderuar apo ndryshuar javën tjetër në varësi të interesit apo në varësi të siç është tekur, tekave të zotit Berisha. Ajo që më dhemb më shumë dhe më dhemb edhe sot është se akoma ndonëse me mendje e kuptoj, nuk arrij ta përthith, nuk arrij ta pranoj në qenien time, akoma nuk arrij ta pranoj në qenien time  faktin që një njeri i cili ka patur kaq shumë besim nga demokratët në 30 vite, të cilit i është besuar drejtimi i partisë, drejtimi i shtetit, i qeverisë  që është investuar kaq shumë për të, nga të gjithë ne, nga unë personalisht, nga familjarët e mi, nga demokratët në lagjen ku jam rritur, nga demokratët anembanë Shqipërisë, mundet që kaq lehtësisht të thotë para vetes time nuk vë fatin e këtyre demokratëve  që në fund të fundit për 30 vite me radhë janë çelësi i atyre sukseseve që kemi arritur.

Ata janë në të vërtetë heronj të, njerëzit që meritojnë t’iu jepet e gjithë kredia për gjërat e mëdha dhe pozitive që ka arritur Partia Demokratike për  shqiptarët, nëse ka gabime, nëse ka të meta dhe ka boll, ajo është përgjegjësi e lidershipit. Si mundet në një moment kur të cenohen interesat  personale, të shkelësh  pa pikë ndjeshmërie  njerëzore mbi sakrificat e demokratëve për interesat e tua personale.

Kjo është diçka të cilën me thënë të drejtën nuk arrij ta tejkaloj në planin  emocional ndonëse në planin racional  për fat të keq jo vetëm e kam kaluar, por edhe më është paralajmëruar  disa herë në mënyrë të qartë nga zoti Berisha që këto rrugë do të ndiqte dhe këto rrugë ka ndjekur, por në fund ajo që mbetet është vendosmëria ime si kryetar i Partisë Demokratike, që interesat e demokratëve, interesat e Partisë Demokratike do të prevalojnë dhe për këtë të mos ketë askush as më të voglin hezitim, as më të voglin dyshim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E JANARIT/ Probleme për Chelsea-n, ylli është afër arritjes së akordit me gjigantët spanjoll...
Previous article E BUJSHME NGA FRANCA/ Zidane-Wenger tek PSG, zbulohet arsyeja pse dështoi super projekti

F.autor

Postime të ngjashme

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT