• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT PËR THAÇIN DHE VESELIN/ Revoltohen të mbijetuarit e Reçakut: Duhet të ngrihen ndaj Serbisë
Home
Rajon

AKUZAT PËR THAÇIN DHE VESELIN/ Revoltohen të mbijetuarit e Reçakut: Duhet të ngrihen ndaj Serbisë

29 June, 2020 s.autor Rajon

Aktakuza e Prokurorisë Speciales në Hagë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli është e papranueshme për të mbijetuarit e masakrës së Reçakut, njërës prej masakrave më të tmerrshme në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, të kryer nga ana e serbëve.

Ata thonë se një aktakuzë e tillë do të duhej të ngrihej fillimisht për qytetarët dhe udhëheqësit e shtetit serb, të cilët kanë kryer krime mbi popullatën civile, ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës së bashku me Thaçin e Veselin kanë qenë aleatët kryesorë të NATO-s në Kosovë.

21 vjet më parë, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga forcat kriminale serbe. Pak kush nuk e kujton mëngjesin e hershëm të 15 janarit të vitit 1999, ku u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur.

Ata që përjetuan këtë masakër të tmerrshme flasin me shumë emocion për atë se çfarë kanë përjetuar, derisa shprehin zemërimin për padrejtësinë që po iu bëhet çlirimtarëve sot duke i akuzuar ata për kinse krime lufte, teksa kriminelët e vërtetë, ata serbë, vazhdojnë të qëndrojnë në liri.

I mbijetuari i kësaj masakre, Ramë Shabani, i cili ishte torturuar nga forcat serbe, teksa flet me shumë emocion për atë se çfarë ka përjetuar, thotë se e ka përjetuar edhe më rëndë aktakuzën e Speciales për Thaçin e Kadri Veseli.

Shabani tha për Kosova Press se aktakuza është e papranueshme për të dhe familjarë të tjerë të dëshmorëve.

“Pas 21 vjetësh, me qenë ende të dyshimtë është shumë e rëndë për mua të flas për masakrën e Reçakut, për kryetarin e shtetit, për komandantin e UÇK-së, për zëvendësin e tij Kadri Veselin. Sot ende lufta e UÇK-së me qenë e dyshimtë. Dihet kush janë kriminelët. Shihen 52 veta, ka gra, fëmijë. Ka nga tre prej familjes, është Sahidja, ende që 21 vjet e zhdukur. Sot ne të flasim ‘për krimet e luftës që i kanë bërë shqiptarët’, është turp prej Evropës, prej botës, prej te gjithëve”, thotë Shabani.

Për masakrën e Reçakut, ku u vranë e u masakruan mbi 50 banorë të këtij fshati të Shtimes, Shabani thotë se dihen kriminelët me emër, e mbiemër. Këta të fundit nuk u dënuan asnjëherë, madje mohuan krimet e bëra, duke i quajtur trillim.

“Për Kosovën, për shqiptarët dhe për ne që kemi të vrarë është shumë e rëndë. Se veç një serb u dënua për këtë masakrën e Reçakut, janë me mbiemër, me emër, serbët e Shtimes e Kosovës, asnjëri nuk janë dënuar. Për ne, jo veç si Reçak, por kush ka të vrarë është shumë e rëndë”, tha Shabani.

Agron Mehmetit, i janë masakruar dy familjarë mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999. Për të gjitha këto ai kishte dëshmuar edhe në Tribunalin e Hagës, kundër “kasapit” të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Ai thotë se është i gatshëm të dëshmojë çdo herë për atë çfarë ka përjetuar, dhe për të treguar pafajësinë e luftës çlirimtare të Kosovës.

“Lajmi për ngritjen e një aktakuze për presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli është shokues për ne që kemi përjetuar masakrën e Reçakut dhe për të gjithë ata që kanë të humbur familjarë gjatë luftës. Një aktakuzë e tillë do të duhej të ngrihej fillimisht për qytetarët dhe udhëheqësit e shtetit serb, të cilët vërtet kanë kryer krime mbi popullatën civile. Ndërsa, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, presidenti Thaçi dhe kryetari Veseli kanë qenë aleatët kryesorë të NATO-s në Kosovë”, tha ai.

Pranë kompleksit memorial në Reçak pushojnë trupat e më shumë se 40 personave të cilët u vranë e masakruan nga kriminelët serbë. Para syve të botës, agresori serb nuk kurseu fëmijë, gra, e të moshuar.

Në mesin e tyre ende nuk dihet fati për Sadije Metushin, ku ende vazhdon të qëndrojë “varri i hapur”. Mehmeti thotë se për të gjitha këto duhet të kërkohet drejtësi nga Serbia, e jo nga shqiptarët.

“Jemi të gatshëm të dëshmojmë edhe në mbrojtje të Thaçit, por edhe në mbrojtje të Veselit. Që edhe një herë ta shohë Gjykata Speciale se kush ka qenë agresori, e kush viktima”, shton Mehmeti.

Aktakuzat e Speciales ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit, u publikuan pak ditë para se të mbahej takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Kreu i shtetit u njoftua në kohën që po udhëtonte drejt Uashingtonit, ndërsa kjo më pas solli anulimin e fluturimit drejt Shteteve të Bashkuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY ZYRTARË ME COVID-19/ Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në Kosovë
Previous article "EUROPA NË KRIZËN E SAJ MË TË MADHE"/ BE: Me sytë nga Merkeli dhe presidenca gjermane

s.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT