• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
AKUZAT PËR KONÇENSION/ A do të rriten çmimet e karburanteve, edhe me 20 lekë te tjera?
Home
Ekonomi
Portret

AKUZAT PËR KONÇENSION/ A do të rriten çmimet e karburanteve, edhe me 20 lekë te tjera?

24 September, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Opozita dhe mazhoranca janë përfshirë në akuza dhe kundër akuza për privatizimin e shërbimit të kontrollit të sistemit të aparateve matës të shitjes së karburanteve.

Në debat është përfshirë edhe biznesi.

Konfindustria ka reaguar e alarmuar.

“Konfindustria, duke marrë shkak nga hapja së fundmi e garës tenderuese të koncesionit të pakërkuar për privatizimin e shërbimit të kontrollit të sistemit të aparateve matës të shitjes së karburanteve vlerëson, se në mungesë të masave kontrollluese rrezikohet të kalohet në monopol privat me pasoja të rënda për qytetarët, bizneset, buxhetin e shtetit dhe konkurencën ndërmjet operatorëve.

Abuzimi me volumet në shitje të karburanteve ndaj qytetarëve dhe bizneseve vlerësohet në vlerat 20-25 milion euro/vit.

Tregu i karburanteve është më i madhi në vend me mbi 10% të PBB dhe vlerë absolute mbi 1 miliard euro/vit.

Mungesa e përcaktimeve dhe mjeteve të qarta ligjore për të parashikuar, vëzhguar dhe parandaluar veprimet e mundshme abuzive të koncesionarit privat, krijon kushtet për të dëmtuar rëndë interesin publik dhe konkurencën në tregun strategjik të karburanteve.

Në kushtet e mësipërme koncesionari privat mund të lidhi lirisht dhe pa asnjë frikë nga kontrollet e agjencive shtetërore marrëveshje të fshehta me shitësit e karburanteve për të abuzuar me volumet e shitjes në dëm të konsumatorëve.

Gjithashtu, rrezik i mundshëm është edhe mundësia e prishjes së rregullave të konkurencës në treg. Mungesa e plotë e përvojës së kompanisë, që ka fituar bonusin qeveritar në garën e koncesionarit, rrit edhe më shumë mundësinë e krijimit të situatave të papranueshme për interesin publik.

Konfindustria shpreh shqetësimin, se pavarësisht zotimit të qeverisë për të ndaluar në muajin shtator 2018 të praktikave të dhënies së koncesioneve të pakërkuara, përsëri vazhdohet në të njejtën mënyrë. Institucionet ndërkombëtare si FMN dhe BE kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur dhënien fund të koncesioneve të pakërkuara”, thuhet në një reagim të saj.

Nëse kontrolli i pompave në pikat e karburantit do t’i kalojë privatit, sipas PD-së, do të bëjë që çmimi i karburanteve të rritet edhe me 20 lekë të reja.

“Problemi është fakti se sot ky shërbim është i zgjidhur, pasi kontrolli i pompave bëhet nga drejtoria e Metrologjisë, e cila ka investuar miliona euro për pajisje dhe ka qindra punonjës të specializuar. Po këta të privatit përse duhen”, thonë ekspertët.

“Aktualisht, ky është një shërbim shtetëror, por korrupsioni në qeveri ka vendosur që t’ia kalojë atë privatit, i cili do të vendosë cilat pompa karburantesh i vjedhin shqiptarët dhe cilat pompa nuk i vjedhin”, thotë deputetja Izmira Ulqinaku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITJA E SHEKULLIT/ Zhduket kontejneri me një shumë të konsiderueshme parash
Previous article GRUPI I RREZIKSHËM KRIMINAL/ Banda “Bajri” bën jehonë dhe në mediat holandeze

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT