Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të shumta se ky i fundit ka kapur procesin e reformës në Drejtësi (Vettingun).
I ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH, kryeministri Rama ka theksuar se nëse qeveria do të kishte ndërhyrë në procesin e Vettingut dhe do të kishte kapur institucionet e drejtësisë, atëherë SHBA dhe BE që kanë investuar në këtë reformë do të kishin reaguar me patjetër.
‘Nëse do të ishte e vërtetë që ne i kemi kapur institucionet e drejtësisë, ata që kanë investuar në këtë reformë, SHBA dhe BE do të kishin reaguar me patjetër.
Tani o ne i kemi kapur të gjitha, ose pastaj këtu ka dicka, që nuk shkon në këtë lloj logjike.
Sytë e tyre (SHBA dhe BE) dhe monitorimi i gjithë procesit të Vettingut dhe SPAK-ut janë në alert maksimal.
Është e pamundur në këndvështrimin tim që të ketë një skenar që lidhet me kapjen e procesit të Vettingut.
Procesi nuk është se ka qenë perfekt për hir të së vërtetës dhe s’ka si me qenë perfekt, por ka pastruar radhët e sistemit të drejtësisë.
Patjetër që ky sistem do të kërkojë kohën e vet për tu ngritur por që do të sjelli dobitë e veta’, ka thënë kryeministri Rama.