• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT PËR HARTIMIN E DOSJEVE KUNDER UÇK/ Basha: Rama ti gënjen, kështu që zbato planin tim me 5 pika
Home
Politikë

AKUZAT PËR HARTIMIN E DOSJEVE KUNDER UÇK/ Basha: Rama ti gënjen, kështu që zbato planin tim me 5 pika

11 November, 2020 F.autor Politikë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur lidhur me raportimet e medias sa i përket implikimit të tij në hartimin e dosjeve kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Rama, duhet të të vijë turp nga vetja. Në vend që të luftosh COVID-in, në vend që të marrësh masa për të shpëtuar ekonominë, në vend që të ndihmosh qytetarët – ti po përhap gënjeshtra monstruoze kundër meje.  Harxhon gjithë kohën për të përhapur gënjeshtra në vend që të shpëtosh jetën e qytetarëve shqiptarë dhe ekonominë tonë.  
  
Si nuk ke turp? Edhe për nivelin tënd të ulët, kjo është e papranueshme.  Si të gjithë qytetarët shqiptarë, unë jam mësuar të dëgjoj gënjeshtra nga ti. Sepse ti nuk je ne gjendje të mbash asnjë premtim të vetëm. E vetmja gjë që bën është shkatërrimi i ekonomisë dhe i të ardhmes tonë.   Ndërkohë që merresh me vizatime dhe nuk shkulesh nga Instagrami, unë e kam vënë tërë jetën time në shërbim të vendit. Për Shqipërinë. Për shqiptarët. Për pavarësinë e Kosovës.  
  
Ti nuk më bën dot moral mua për patriotizëm.  Ti nuk më mëson dot mua çfarë është besnikëria ndaj Shqipërisë.   Edhe sot me gënjeshtrat, mashtrimet dhe veprimet e tua ti dëmton Shqipërinë, Kosovën dhe interesat kombëtare. Po ta them qartë dhe prerë, të gjitha akuzat e tua janë shpifje dhe mashtrime për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe dështimet e tua që po i paguajmë me jetë njerëzish.   
  
Për të gjitha këto po vjen dita të japësh llogari para drejtësisë. Por tani do të investoj çdo minutë të kohës time që pas 8 vitesh dështimesh të tua, të të mposht në zgjedhje, dhe bashkë me shqiptarët të punoj për të shëruar vendin tonë. Për ti dhënë një shpresë të re njerëzve. Për ti korrigjuar të gjitha dështimet e tua. Gjithçka që premtove dhe nuk përmbushe.  
  
Zbato planin tim për të luftuar pandeminë, për të ulur infeksionet dhe për të shpëtuar jetë. Hiqua paratë që u dhe miqve të tu dhe jepja ato spitaleve për më shumë mjekë, infermierë dhe kujdes për të sëmurët.  Jepu ndihmë financiare qytetarëve, të gjithëve pa përjashtim.

Merr urgjentisht masa për çmimet e ilaçeve dhe të ushqimeve që vetëm janë rritur gjatë kohës tënde.  Rikupero dëmet e tërmetit, për të cilat shumë flet e pak bën. Mjaft e bllokove rrugën drejt Bashkimit Europian dhe të ardhmen e vendit dhe brezave që vijnë. Ne do të mposhtim ty dhe do t’i japim fund gënjeshtrave dhe premtimeve të tua të rreme.  Do ecim të sigurtë drejt Europës për të garantuar njëherë e mirë të ardhmen tonë”,tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHIRONTE RIKTHIMIN NË KOMBËTARE/ Vazhdojnë polemikat midis Ibrahimovic dhe trajnerit suedez
Previous article TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI/ Frikë për talentin e Sporting, shpëton për mrekulli pasi e qëllojnë në gjoks

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT