• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT NË KUVEND/ Reagon Basha: S’kam porositur kulla, mashtrime! Bardhi sot flirton me…
Home
Politikë

AKUZAT NË KUVEND/ Reagon Basha: S’kam porositur kulla, mashtrime! Bardhi sot flirton me…

5 October, 2023 s.autor Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të bëra ndaj tij sot në Kuvend. Basha mohoi akuzat e bëra nga Gazment Bardhit, teksa tha se nuk ka marrë asnjë kullë dhe asnjë kat.

Basha i quajti akuzat “pjesë e lojës së pisët dhe të vjetër të baltosjes”, ndërsa tha se Bardhi sot flirton me atë që dje i thoshte vrasës, duke i referuar Edi Ramës.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Aleanca e kullave dhe e non gratave nuk do ta bëjë pis e as do ta mbajë peng Partinë Demokratike. Njerëzit e dinë mirë çfarë përfaqësojnë këta individë dhe interesave të kujt i shërbejnë. Janë të njëjtët që sot flirtojnë me atë të cilit dje i thoshin vrasës.

Sa për gënjeshtrat e fundit: Unë as nuk kam porositur kulla dhe as nuk kam marrë kate në asnjë kullë. Këto janë mashtrime të dëshpëruara, pjesë e lojës së pisët dhe të vjetër të baltosjes.

Ndërsa çështja McGonigal është kthyer në aktakuzën më të rëndë ndaj sulmeve të ulëta kundër meje prej Edi Ramës e Sali Berishë, si edhe prej kujtdo tjetër që po përdoret prej tyre. Se kush e shpëtoi Edi Ramën nga llogaridhënia për Kosovën, e pamë mirë në konferencën e djeshme të kryetarëve dhe në konsensusin për të ruajtur imazhin e Ramës.

Kaq në respekt të qytetarëve, sepse asgjë nuk pres nga ata që për hallet dhe karriket e tyre, duan të na shfokusojnë nga problemet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Ashtu si padrinoja non grata e humbi luftën e shpifjeve disa vjeçare, pasi koha e nxorri të vërtetën në dritë, edhe zëdhënësin e tij të radhës e pret i njëjti fat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RISIA E RE E GOOGLE/ Hedh në treg telefonin e parë të lidhur me Inteligjencën Artificiale
Previous article KUVEND/ Balla: Zjarri në Pishporo u menaxhua nga policia e shtetit, opozita të mos mbrojë zjarrvënësit! Berisha të mësojë...

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT