Shefi i qeverisë Edi Rama nga Real Story ka folur edhe në lidhje me përgjimet per ish-ministrin e Brendshem Simir Tahiri dhe kreun e Bashkise se Durresit, Vangjush Dako.
Në fjalën e tij Rama ka komentuar edhe perplasjen me VOA, ku theksoi se në këtë rast është bërë thjesht zëdhënës i kazanëve të Tiranës, pasi nuk ishte ajo që e përgatiti lajmin, por u bazua në dosje të përgatuitura nga gazetarë të tjerë. Ndër të tjera ai theksoi se është e trishtueshme se si një pjesë e opinonit publik terhiqet pas nje numri siç eshte 339, ose ndryshe dosja e ashtuquajtur.
Gjithashtu mund të përmend edhe rastin e arrestimit të Saimir Tahirit, pas shumë akuzave të hedhura ndaj tij, pas diss përgjimeve që thuhej se disa kriminele flisnin me Tahirin.
“Ajo që dua të them është se çfarë ndodhi, jo prokuroria shqiptare jo qeveria jo unë por prokuroria italiane e mori dhe e përktheu fjalë për fajëlë dosjen e ashtuquajtur të tahirit, dhe në fund tha se nuk ka absolutisht asgjë brenda. unë skam çfarë ti them medias që ushqehet përditë. një prokuror nuk mund të të akuzojë mbi një përgjim, përgjimi është provë për tu thelluar ngjarjet. Prova të reja së pari deri më tani bazuar tek prokuroria italiane që po të mos ishte ajo unë sdo të flisja fare, por ajo që është ndër më të egrat dhe njihet botërisht e hetoidhe e nxori nga ai llum që kishte dalë nga kazani i përgjimit.”
Gjithashtu ai ka theksuar se askush nuk mund që të akuzohet vetëm në muabete telefoni, sipas tij përgjimet nuk mund të merren si bazë për të akuzuar një person.
“Nuk mund të akuzosh askën mbi muabetet e telefonit. Unë skam asnjë lloj tendence që të them diçka që nuk e mendoj se është njëri apo tjetri, përgjimet nuik janë provë në gjykatë dhe nuk mund të merren kurrë përbazë as nga gazetaria për të dënuar. Nëse bëhet fjalë për këto muabete Vangjush Dako mund të kandidojë edhe 500 herë të tjera, por se do të kandidojë apo jo kjo do të vendoset në vijim.Unë nuk bëj avokatin e Tahirit dhe as të Dakos por flas në parim dhe për politikën që po I bën vendin, se si po kriminalizon vendin dhe pastaj kazani ku ziejnë të gjitha broçkullat.”


