• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT NDAJ QEVERISË/ PD: Tjetër koncesion korruptiv, klienti i Ramës merr 60 milionë euro
Home
Shqipëri

AKUZAT NDAJ QEVERISË/ PD: Tjetër koncesion korruptiv, klienti i Ramës merr 60 milionë euro

23 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Përmes një deklaratë për mediat, deputetja e PD, Izmira Ulqinaku tha se qeveria “Rama” jep një tjetër koncesion korruptiv, siç është ai i kontrollit të pompave të karburantëve. Deputetja e PD u shpreh se nga ky koncesion klienti i Ramës, Gentian Sula, merr 60 milionë euro fitime.

Sipas saj, shqiptarët do ta paguajnë koncesionin ose me çmimin e rritur të karburanteve, ose me sasinë e karburantit në makinat e tyre.

Deklarata e plotë e deputetes së PD:

Koncesionet dhe tenderat korruptivë të qeverisë së Edi Ramës po zhvasin gjithnjë e më shumë shqiptarët.

Nga kasat dhe pajisjet e reja fiskale që do t’i kushtojnë secilit biznes të paktën 600 euro, shumë shpejt shqiptarët do të paguajnë akoma më shumë edhe për karburantet! Qeveria e Edi Ramës ka vendosur të japë me koncesion tek klientët e tij kontrollin e kolaudimit të pompave të karburanteve.

Aktualisht, ky është një shërbim shtetëror, por korrupsioni në qeveri ka vendosur që t’ia kalojë atë privatit, i cili do të vendosë cilat pompa karburantesh i vjedhin shqiptarët dhe cilat pompa nuk i vjedhin.

Fitimi për koncesionarin, klient i Edi Ramës, llogaritet të jetë rreth 60 milionë euro, të cilat do të paguhen nga shqiptarët ose tek çmimi, ose tek sasia e karburantit me të cilën do të furnizohen nga pompat e kolauduara prej kompanisë provate.

Kjo është e njëjta kompani që ka marrë me koncesion shkollat e Tiranës, me pronar Gentian Sulën. Është e njëjta kompani, për të cilën qeveria shpiku një koncesion tjetër korruptiv prej 95 milion eurosh, atë të targave me çip. Por që, për shkak të presionit së opozitës dhe pakënaqësisë së qytetarëve, qeveria u tërhoq nga ky koncesion absurd dhe korruptiv.

Kontrolli i matjes së pompave të naftës, për shkak të kritereve të vendosura që tenderi të fitohet vetëm nga kompania e Gentian Sulës, vendos monopolin në treg, duke shkatërruar garën dhe duke thelluar përqendrimin e ekonomisë në pak duar.

PD është e vendosur të denoncojë dhe më pas të anullojë çdo koncesion apo tender që vjedh shqiptarët për llogari të Edi Ramës, Ministrave të tij dhe drejtorëve të tij.

Lufta me tolerancë zero ndaj korrupsionit është alternativa e Partisë Demokratike për të nxjerrë vendin nga gremina ku e ka hedhur bashkeqeverisja e Edi Ramës me krimin dhe korrupsionin!​

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJITHMONË UNIKAL/ MARADONA humbet ndeshjen e parë në Meksikë dhe shpërthen ndaj...
Previous article PSG ka në plan të shesë lojtarin më të mirë në botë, 3 ekipe italiane në garë

k.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT