• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZAT/ KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë
Home
Aktualitet
Drejtësi

AKUZAT/ KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë

26 January, 2022 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tetë punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, bëhet me dije se Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë ushtrimit të auditimit financiar dhe i përputhshmërisë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konstatuar shkelje të kryera nga ana e tetë funksionarëve të MSHMS, institucioneve në varësi të saj, si dhe dy punonjës të ATRAKO, lidhur me procedurën për “Koncesionin/ partneritetin publik privat, për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” si dhe procedurën e prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid”.

Njoftim për shtyp

Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë ushtrimit të auditimit financiar dhe i përputhshmërisë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konstatuar shkelje të kryera nga ana e tetë funksionarëve të MSHMS, institucioneve në varësi të saj, si dhe dy punonjës të ATRAKO, lidhur me procedurën për “Koncesionin/ partneritetin publik privat, për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” si dhe procedurën e prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid”.

Nga auditimi i procedurës së koncesionit të lartëpermendur, janë evidentuar veprime të kundërligjshme të shtatë punonjësve, anëtarë të Kominisionit të Dhënies së Koncesionit/PPP veprime këto që bien në kundërshtim me detyrimet ligjore që i atribuohet këtij komisioni, si dhe me dispozitat ligjore që normojnë procedurën e koncesionit në fjalë.

Gjithashtu nga auditimi i procedurës së prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid” janë konstatuar një sërë shkeljesh të kryera nga tre punonjës, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me dispozitat ligjore për prokurimin publik, si dhe me përmbushjen e rregullt të detyrës së anëtarit të KVO-së.

Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhjetë punonjës të lartëpërmendur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVIDI NE SHQIPERI/ Mbi 1500 qytetare te INFEKTUAR! 6 viktima në 24 orë
Previous article DERBI I MADONINËS/ Inzaghi ka frikë për Milanin, Sanchez i abonuar me dëmtimet në kombëtare

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT