• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT E REJA NDAJ ISH-PRESIDENTIT TRUMP/ Del dokumenti me plane për të sulmuar Iranin
Home
Botë

AKUZAT E REJA NDAJ ISH-PRESIDENTIT TRUMP/ Del dokumenti me plane për të sulmuar Iranin

30 July, 2023 s.autor Botë

Mes akuzave të reja të ngritura ndaj ish-Presidentit Donald Trump këtë javë, ishte edhe ajo për mbajtjen e paligjshme të një dokumenti të klasifikuar ku detajoheshin planet operacionale amerikane për një sulm të mundshëm ndaj Iranit.

Ndaj ish-Presidentit Donald Trump dhe një punonjësi të tij në klubin Mar-a-Lago janë ngritur tashmë tre akuza të reja penale. Prokurorët federalë në Florida ia shtuan akuzat e reja 37 akuzave të mëparshme të ngritura për marrjen e paligjshme të dokumentave në përfundim të mandatit të tij presidencial dhe për mbajtjen e dokumentave pasi iu kërkua në mënyrë të përsëritur që t’i kthente.

Zoti Trump akuzohet se ai dhe ndihmësat e tij i kërkuan një punonjësi në Mar-a-Lago që të fshinte filmimet e kamerave në pronën e tij, në përpjekje për të penguar hetimin për dokumentat e klasifikuara.

Ish-presidenti akuzohet edhe për mbajtjen e qëllimshme të informacionit për mbrojtjen kombëtare. Ai akuzohet se ua tregoi planet operacionale për një sulm ndaj Iranit një autori, një botuesi dhe dy punonjësve në klubin e tij në Bedminster, Nju Xhersi, në korrik 2021.

Një analiste për çështjet e sigurisë dhe diplomacisë thotë se ekzistenca e këtyre planeve nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara po planifikonin ta sulmonin Iranin, por se Pentagoni përgatit plane për rastin më të keq të mundshëm. Ajo thotë se veprimi për të cilin akuzohet ish-Presidenti Trump, pra ndarja me të tjerë e informacionit të këtij dokumenti të klasifikuar, është e paprecedentë në historinë amerikane.

“Është detyra e ushtrisë që të shpresojë për më të mirën dhe të planifikojë për më të keqen. Kështu që ekzistojnë shumë plane lufte. Por qartësisht ato që kanë të bëjnë me Iranin janë jashtëzakonisht serioze për shkak të historikut të Iranit me prodhimin e armëve bërthamore”, tha zonja Shea.

Ish-Presidenti Trump i ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur hetimet e shumta federale që po bëhen ndaj tij, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht, për shkak se ai është kandidati kryesor në garën për të fituar emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Nuk e kisha menduar kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë; kurrë nuk mendova se mund të ndodhte. I vetmi krim që kam bërë është se kam mbrojtur i patrembur vendin tonë nga ata që duan ta shkatërrojnë. Që nga fillimi, demokratët përgjuan fushatën time. A e mbani mend? Ata më sulmuan me një valë hetimesh të manipuluara”, tha ai.

Ish-presidenti ka thënë gjithashtu se akuzat mund të provokojnë dhunë dhe mund ta përçajnë vendin thellë. Zoti Trump dhe aleatët e tij mund të përballen me akuza penale edhe muajin e ardhshëm në Xhorxhia, për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, kur ai humbi përballë demokratit Joe Biden.

Ish-Presidenti Trump vazhdon të jetë nën hetim federal edhe në Uashington për përpjekjet e tij të gjera për të ndalur transferimin paqësor të pushtetit pas humbjes së tij në zgjedhje, ndër të tjera edhe për rolin e tij në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit nga një turmë mbështetësish të tij, sulm që u pasua nga shtatë persona të vdekur./VOA

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU GRUAN/ Dalin pamjet e operacionit për kapjen e Gjergji Mullallit: Qëlloi ndaj policisë
Previous article NGJARJA NË MALIQ/ Balla niset drejt Korçës, pritet takim me strukturat e policisë

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT