• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT E PD PËR LIBRAT E PARA 90/ Reagon Spiropali: Akti më idiot dhe më i turpshëm
Home
Shqipëri

AKUZAT E PD PËR LIBRAT E PARA 90/ Reagon Spiropali: Akti më idiot dhe më i turpshëm

27 August, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Deputetja e Partisë Socialiste në një postim në Facebook, ka reaguar kundër deputet të PD Enkeljed  Alibeaj, i cili pak ditë më parë deklaroi se do të merrte një nismë ligjore për vendosjen e një shënimi tek çdo film apo libër që është botuar para 1990.

“Problemi kryesor është që ky ligj të mundësojë krijimin e një lëvizjë psiko-publike për të ndëshkuar propagandën komuniste dhe përdorimin e simboleve. Biem dakord që arti në një dozë të madhe në atë kohë; libra, filma apo edhe mjete të tjera të propagandës, të kamufluara më elementë artistikë ishin një nga elementët kryesorë të cilët ndikuan në deformimin e formimit artistik apo edhe politik të shoqërisë komuniste në atë kohë. Madje unë besoj që është një nga mjetet më të rrezikshme të cilat deformuan dhe deformojnë edhe sot mënyrën se si do të duhet njerëzit të jenë të qartë për të drejtat e tyre, për lirinë”, deklaronte Alibeaj.

Por sot Spiropali ka reaguar ashpër kundër këtij qëndrimi të deputetit të PD, duke i thënë se po bën aktin më idiot dhe më të turpshëm.

Më tej deputetja e maxhorancës shkruan: Çfarë kërkon të bëjë me librat ky aparatçik, është më zi se çfarë kanë bërë me librat, inkuizicioni, Mao Ce Duni, diktatori shqiptar, dhe të tjerë, të cilët nuk kanë guxuar të mësojnë askënd si të lexojë, ata, përmes një ushtrie me censorë dhe redaktorë, librat e padëshiruar thjesht i digjnin ose i shndrronin në karton.

Postimi i plotë

Demokrati me mendësi totalitare prej inkuizitori mesjetar, Enkelejd Alibeaj, po kërkon hiç më pak se të mësojë shqiptarët si të lexojnë librat, si të dëgjojnë muzikën, si të kqyrin pikturat e skulpturat.

Është akti më idiot, më i turpshëm, më grotesk, që një politikan shqiptar ka bërë gjatë krejt Historisë tonë. Është krejt njëlloj sikur popullit t’i vësh damkën e budallait.

Demokrati me mendësi aventuroze që do të bëjë propagandën e sotme me librat e djeshëm, megjithatë e ka një farë vlere; Gjithkujt prej shqiptarëve të sotëm që dëshiron të dijë çfarë ishte komunizmi i pashpirt, diktatura çnjerëzore, propaganda, vigjilenca proletare, lufta e klasave, i mjafton të dëgjojë çfarë thotë për librat dhe Artin ky demokrat me mendësi prej censori, e pjesëton me dhjetë, dhe ka mbaruar punë, për diktaturën di gjithçka.

Çfarë kërkon të bëjë me librat ky aparatçik, është më zi se çfarë kanë bërë me librat, inkuizicioni, Mao Ce Duni, diktatori shqiptar, dhe të tjerë, të cilët nuk kanë guxuar të mësojnë askënd si të lexojë, ata, përmes një ushtrie me censorë dhe redaktorë, librat e padëshiruar thjesht i digjnin ose i shndrronin në karton.

Të njëjtën gjë do të bëjë edhe ky Nëpunës i Pallatit të Ëndrrave të Bashës, por në një mënyrë pakrahasimisht më të shëmtuar, më burracake; me moralizime, komisione, komitete, ligje.

Të duash të dalësh nga bataku politik me shtojca moralizuese gjoja shpjeguese mbi libra, më keq se kaq shqiptarët nuk ka guxuar t’i ofendojë kurrë askush.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITET BANDA E DROGËS NË GREQI/ DY shqiptarë në PRANGA. U kapën me 28 KILOGRAMË kanabis
Previous article DËSHTOI NË DEBUTIM/ Vrsaljko: Ja çfarë ndodhi në ndeshjen ndaj Torinon...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT