• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT E PD/ Balla i përgjigjet opozitës: Drejtësia e re do të bëjë vettingun në politikë
Home
Shqipëri

AKUZAT E PD/ Balla i përgjigjet opozitës: Drejtësia e re do të bëjë vettingun në politikë

23 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla deklaroi se drejtuesve të opozitës aktuale i janë prekur interesat në sistemin e vjetër të drejtësisë, sepse vettingu po çliron drejtësinë nga kapja 26 vjeçare. Referuar debatit për propozimin e PD për vettingun në politikë, Balla u shpreh se do të bëhet nga institucionet e reja të drejtësisë që do të fillojnë së shpejti.

Drejtuesve të opozitës aktuale i janë prekur plot interesa në sistemin e vjetër të drejtësisë, sepse vetting-u në drejtësi po çliron drejtësinë nga kapja 26 vjeçare. Institucionet e drejtësisë së re fillojnë shumë shpejt, përmes tyre edhe vetting-u në politikë.

Opozita kërkon Vetting në politikë, ndërsa shumica përmes kryeministrit Edi Rama ka deklaruar se drafti do të dërgohet në Komisionin e Venecias, por Basha ka kundërshtuar duke deklaruar se nuk kemi kohë që të presim. Por në draftin e opozitës nuk parashikohet që në ligj të përfshihen edhe familjarët e politikanëve.

Fjala e plotë e Taulant Ballës te fondacioni gjerman “Friedrich Stiftung”
Politika bëhet edhe më pak interesante për të rinjtë teksa dëgjojnë çdo ditë akuza të pavërteta dhe përbaltje. Prandaj ne kemi vendosur të mos i kushtojmë më vëmendje politikës së përbaltjes. E gjithë vëmendja jonë është për njerëzit.

Ne kemi shumë sfida të reja, të vështira përballë nesh, por kjo është normale sepse reformat që kemi ndërmarrë kanë prekur shumë interesa. Drejtuesve të opozitës aktuale i janë prekur plot interesa në sistemin e vjetër të drejtësisë, sepse vetting-u në drejtësi po çliron drejtësinë nga kapja 26 vjeçare. Institucionet e drejtësisë së re fillojnë shumë shpejt, përmes tyre edhe vetting-u në politikë.

Ju anëtarët e FRESSH duhet të jeni krenarë që me Partinë Socialiste arsimi po transformohet dita ditës drejt standardeve europiane.

Ju duhet të komunikoni me ata bashkëmoshatarë që thonë se vota nuk ndryshon asgjë, e duhet tu shpjegoni se ata gabojnë, sepse ndryshon. Me Partinë Socialiste po bëhen të mundura gjëra që përpara nuk dukeshin të mundura. Jo vetëm reforma në drejtësi. U bë gjithashtu reforma territoriale. U bë reforma në arsim, për të cilën thuhej nuk bëhet, po shpërndahen çdo ditë hipotekat për mijëra familje dhe këtë e bëri vota për Partinë Socialiste. Pasi nëse vota nuk do ishte për Partinë Socialiste nuk do ishin bërë dhjetra mijëra legalizime, teksa do vijonte informaliteti. Po mbarojmë të gjitha rrugët e lëna rrugëve dhe kemi filluar akse të reja madhore si “Rruga e Arbërit”.

Vota pra, bëri që Shqipëria sot, në vitin e  dytë të mandatit tonë të dytë, të ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon, çka do të thotë nëse vota do të ishte për ata që rrënuan vendin nga 2005 deri në 2013, do të ishte shumë më i lartë borxhi, teksa 97% do të vuante lakun e taksës së sheshtë, kur i pasuri dhe i varfëri taksoheshin njëlloj.

Pra, nuk janë të gjithë njësoj, dhe si nuk paska rëndësi nëse shkon apo jo në votime.

Politika është një fuqi që mund të bëjë shumë mirë dhe për këtë duhet të angazhojmë sa më shumë të rinj në Partinë Socialiste e t’ju japim mundësinë të kontribojnë për Shqipërinë që Duam”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRENDI I FUNDIT I MAKE UP ËSHTË NË LËVIZJE/ Tani do të lyhemi kështu! (FOTO)
Previous article Dërgoi kundërshtarin në SPITAL/ MANAJ reagon pas kërcënimeve për VDEKJE (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT