• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT E BERISHES/ Reagon ambasadori britanik: Shqiptarët të votojnë të lirë nga krimi dhe korrupsioni
Home
Intervista

AKUZAT E BERISHES/ Reagon ambasadori britanik: Shqiptarët të votojnë të lirë nga krimi dhe korrupsioni

26 October, 2022 F.autor Intervista, Politikë

Ambasadori britanik në vendin tonë Alastair King-Smith reagoi mbrëmjen e sotme pas deklaratave të bërë pak ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha në një emision në RTSH.

I ftuar në News 24, ambasadori britanik theksoi se nuk mund të bëjë komente mbi akuzat ndaj tij duke shtuar se roli i tij është të përfaqësojë popullin britanik.

“Ne i marrim këto vendime në mënyrë të pavarur. Këto çështje do të trajtohen në përputhje me shtetin ligjor. I bëjmë thirrje popullit të zgjedhin kandidatë të lirë nga krimi dhe korrupsioni. Është e rëndësishme që të shikojmë përpara. Nuk dua të komentoj për raste individuale. Kemi një partneritet mes institucioneve tona të drejtësisë. Nuk do të komentoj konkretisht por them se në një kohë kur zgjedhjet po afrohen politikanët bëjnë deklarata për qëllimet e tyre politike.

Ky nuk është roli jonë. Nuk më takon mua të shkëmbej akuza apo komente. Siç thashë roli im është të përfaqësoj popullin britanik dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë. Ne nuk e specifikojmë numrin e individëve por ne kemi një qasje të ekuilibruar. Mund të përfshijë politikanë dhe biznesmenë. Por duhet të përqendrohemi si këto masa të veprojnë për një pengesë për këta persona të akuzuar për krime dhe korrupsion.

Ata mund t’i përkasin çdo kategorie. Nga biznesi te politikanët dhe nuk janë më në gjendje për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ne nuk zbulojmë emra apo numra. Kjo nuk është qasje ndaj një grupi njerëzish apo një partie politike. Ne shpresojmë të shohim më shumë nga këto veprime në të ardhmen. Duam të shohim Shqipërinë të begatë dhe jo të frenuar nga krimi dhe korrupsioni. Kjo është arsyeja pse po i marrim këto masa dhe pse do vazhdojmë ta bëjmë”, deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AXHENDA E PROTESTAVE/ Ish-kryeministri Berisha: Do nisim me frontin për shpëtimin e Shqipërisë! Jemi bashkë me aleatët
Previous article ZGJEDHJET/ PD miraton procesin për primaret, ja si do të zgjidhen emrat që do garojnë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

F.autor

Postime të ngjashme

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT