Partia Demokratike mban më 13 qershor zgjedhjet për kryetarin e ri.
Teksa në garë perballë Lulzim Bashës janë Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, duket se kanë nisur të dalin ne pah problemet e brendshme të PD.
Mjafton të shohësh akuzat që kandidatët hedhin ndaj Bashës, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht këto 8 vite brenda radheve të demokratëve.
Nga ana tjetër, Harxhi, Kadilli dhe Shehaj kanë patur deklarata të forta sa i perket zgjedhjeve që po mbahen në PD, duke e perdorur shpeshherë edhe si “armen” e fortë për të treguar se si zgjedh kryetari aktual të punojë me strukturat.
Me një veshtrim të thjeshtë, platformat që kandidatet kane zgjedhur ti paraqesin elektoratit, tregojnë dukshem se ku janë problemet brenda “familjes” së demokratëve, shkruan AlpeNews.al
Të tre, bashkohen në pikën e zgjedhjes së kryetarit sipas nje afati te paracaktuar.
Do kishim kuptuar se si e sheh situaten edhe Lulzim Basha, por kryetari aktual nuk e ka parë te nevojshme krijimin e një programi. A thua se me atë që disponon, i ka çuar demokratët drejt fitores!
Më poshtë, sjellim disa prej pikat kryesore te tyre dhe deklaratat e forta.
Edith Harxhi, akuzat: Unë jam munduar që të tregohem kritike ndaj drejtimit të partisë, sepse Partia Demokratike në këto vite për fat të keq është kthyer në një parti të kryetarit dhe si partie e kryetarit duhet patjetër të ndryshojë.
Kjo është një garë e pabarabartë. Ka filluar si e tillë. Vendimi për të afruar datën e zgjedhjeve më 13 Qershor nga 22 Korriku që ishte parashikuar, ishte një vendim arbitrar, antistatutor të them të drejtën, sepse ne sapo dolëm nga një palë zgjedhjesh, nga të cilat dolën shumë të dëshpëruar, dhe do të duhej që anëtarësia e PD-së të kishte mundësi të rekuuperonte, të bënte një analizë të thellë. Kjo nuk u bë sepse zoti Basha kërkoi të rikonfimohej në detyrë siç duket dhe këtë radhë dëshiroi të hynte në garë pa u larguar nga pozicioni i kryetarit.
Kjo natyrisht e bën të pabarabartë, sepse unë garoj në këtë rast me kryetarin aktual të PD, kur ai përdor të gjithë burimet administrative, njerëzore e financiare të Partisë dhe kandidatët e tjerë në garë, unë dhe dy kolegët e tjerë nuk përfitojnë nga këto burime financiare, administratve dhe njerëzore. Ndërkohë situata është e tillë që ne ende sot e kësaj dite nuk kemi listat.
Platforma:
Harxhi kërkon që të vendoset debati dhe konkurrenca e lirë brenda Partisë dhe t’i jepet fund emërimeve nga ana e Kryetarit apo Kryesisë së Partisë.
“…Të mundësohet decentralizimi dhe autonomia e degëve të Partisë nëpër qarqet e vendit.
Të ndodhë bashkimi i Partisë rreth vlerave dhe parimeve të djathta dhe rikthimi i çdo personalitetit e kontribuesi, që prej themelimit të Partisë dhe atyre që e konsiderojnë Partinë Demokratike shtëpinë e tyre. Kështu, do të arrijmë një ringritje, bashkim dhe forcim të së djathtës shqiptare;
Të pranohen të rinjtë shqiptarë dhe kontributi, idetë dhe vizioni i tyre të jenë pjesë e programit qeverisës.
Agron Shehaj, akuzat: Ka shumë probleme në zgjedhjet në PD. Listën e anëtarëve e ka vetëm një nga kandidatët, Lulzim Basha. Asnjë tjetër nuk e ka listën e votuesve. Afatet e vendosura për zgjedhje janë bërë për të ndikuar mbi garën. Por kur nuk mund t ëarrish asnjë rezultat nga kërkesat, është e kotë që t’i bësh nëse nuk ke asnjë shpresë se do të pranohen.
Anëtarët e Partisë Demokratike dhe shqiptarët e thjeshtë janë ata që vuajnë humbjen, që e pësojnë nga pushteti i korruptuar dhe plaçkitës i Edi Ramës. Drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike nuk u ndryshon asgjë në jetën e tyre edhe nëse humbasim. Prandaj, ringritjen e PD-së sot e kërkojnë demokratët e thjeshtë, por po e kundërshton maja e pushtetit të partisë.
Platforma:
Shehaj, nëse vjen në krye të PD, planifikon ndryshimin e statutit duke i ndaluar mundësinë për rikandidim çdo kryetari që humbet zgjedhjet.
Në pikën e dytë, Shehaj thotë se kandidatët për postet politike si deputetë, kryetarë bashkie etj., do të zgjidhen përmes sistemit një anëtar-një votë.
Pika e tretë e platformës së Shehajt ka të bëjë me implementimin e sistemit elektronik për votimet nga anëtarësia.
Dhe pika e katërt, është bllokimi i financimeve për PD-në, nga sipërmarrës të mëdhenj, përfitues të fondeve publike apo të përfolur në afera.
Fatbardh Kadilli drejtuar Bashes: E ndërtove opozitën me kauza rastësore dhe ishe i destinuar të dilje humbës. Braktise shumë kauza duke korruptuar besimin e mbështetjes;
Nuk ndërtove raport të qartë dhe besimi me aleatët strategjik; mbete peng i lobimeve private dhe nuk pate asnjëherë një qasjes solide dhe strategjike.
Mos u fshih pas mbështetjes që kërkon lart e poshtë në parti. Edhe Berisha kishte mbështetje absolute në parti, por kishte realizmin të ikte;
Ti nuk mund të ndërtosh më asgjë të re. Nqs unë jam bartës i një projekti të ri ti je kujtesa e projektit të shteruar dhe humbjes.
Platforma:
NJË PD E PASTËR, E HAPUR, E BASHKUAR, FITUESE. Për një parti më të madhe se kryetari
-Ndarja e rolit të Kryetarit nga administratori i Partisë: Kryetari e udhëheq politikisht partinë për katër vjet. Mandati i kryetarit mbaron automatikisht me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve. Ai ose është Kryeministër, ose largohet.
-Administrimi i Partisë do të drejtohet nga një këshill të urtësh që do të ketë mandat 6 vjeçar. Këshilli regjistron anëtarësinë, strukturat dhe drejton proceset zgjedhore në parti për forumet dhe kandidatët për Bashki dhe Parlament.
-Parimi ‘një anëtar, një votë’ për zgjedhjen e çdo kryetari, nga seksioni te Kryetari i partisë. Primaret për kandidatët për Bashki dhe Parlament, të paktën një vit përpara zgjedhjeve.
Për një PD të Hapur dhe të Bashkuar
-Struktura e partisë do të jetë elastike. Seksione, jo vetëm territoriale, por edhe mbi baza profesionesh, grupesh interesi dhe profilesh. Veç forumeve vertikale në territor, edhe forume horizontale.
-Legjitimimi i fraksioneve: Çdo anëtar/e mund të krijojë ‘partinë’ e vet. Nuk të cakton askush kryetar. Merr iniciativën dhe krijo forumin tënd.