• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZA RAMËS PËR PROGRAMIN/ Berisha: Kopja mbetet kopje, sot sheshin e kishte bosh
Home
Politikë

AKUZA RAMËS PËR PROGRAMIN/ Berisha: Kopja mbetet kopje, sot sheshin e kishte bosh

12 April, 2025 s.autor Politikë

Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për abuzimet në 12 vite, teksa lëshoi premtime elektorale nga një sallë pjesërisht e boshatisur dhe që nuk e mbushi dot as me LaCivita.

Premtime të cilat në fakt nuk i realizoi dot dy herë në qeverisje, edhe pse i kishte premtuar më parë dhe pretendoi se “nuk donte votë për post”

Ai sulmoi PS-në për vjedhjen e programit, duke deklaruar se PD po punonte prej 3 vitesh për këtë projekt elektoral.

“Sot ne jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që në 34 vite, Shqipëria nuk e ka pasur kurrë ndonjëherë. Një projekt aq i mirë, sa edhe PS, e cila qeverisi 12 vite me mashtrime me vjedhje, u kthye ta vlerësojë, të vjedhë dhe ta kopjojë. Ndonëse kundërshtarët politikë, Edi Rama e pranoi se nuk ka projekt, apo më mirë të themi, projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur. Por miqtë e mi, kopja mbetet kopje e shëmtuar. Asnjë nuk gënjehet. Nuk e kopjuam programin elektoral, punuam për të për 3 vite. Nuk kthehem për post, por për të tejkaluar arritjet e qeverive Berisha 1 dhe Berisha 2”, u shpreh kreu i selisë blu.

Ai bëri një krahasim mes historisë së markave telefonike “Nokia” dhe “Apple”, duke u shprehur në fund se “kopja mbetet kopje, nuk rritet, nuk shitet, nuk pranohet”.

Më tej paralajmëroi kryeministrin që të mos fliste në emër të personazheve të historisë shqiptare dhe të Zotit.

“Edi Rama, mos përdor emrin e Zotit, emrin e Skënderbeut, emrin e Ismail Qemalit, flamurin dhe himnin kombëtar. Për të mbuluar vjedhjet e tua, të Ballukut, Gjiknurit, Kokës, Veliajt dhe ekipit të hajnave që rropët vendin 12 vite me radhë. Me asgjë nuk i mbulon dot vjedhjet e tyre. Edi Rama, populli të ka braktisur. Shqipëria dhe bota e pa, sheshi bosh. Bota e pa, ministret e tua me luksin e tyre, mijëra e miliona euro, luks, kurse ti nuk the një fjalë të vetme për pensionistët, për të rinjtë, të sëmurët, të varfrit, shqiptarët. Po kujtoj rreshtat e Ali Asllanit: Koha është e maskarenjve, por atdheu është i shqiptarëve!”, vijoi kreu i PD-së në fjalën e tij.

Por Berisha nuk harroi as Xhorxh Sorrosin në akuzat publike, duke i përsëritur pasi e ka shpallur si “armikun personal”.

“Agresion që erdhi nga ekstremi i majtë i Xhorxh Sorrosit, padrino i Edi Ramës”, tha ai, duke iu referuar edhe reformave si ajo e drejtësisë, të cilën po kërkon që ta zhbëjë pasi e quan projekt sorrosian.

Duke numëruar vjedhjet dhe shpërdorimet miliona euro të qeverisë, Berisha renditi pikat e programit si minimumi jetik 200 euro, rritja e pensioneve deri në 400 euro, rroga minimale 500 euro, uljen e çmimit të ujit dhe dritave, subvencione ndaj biznesit, bujqve dhe fermerëve.

Berisha sulmoi edhe projektin gjenetik “Prindi 1 dhe Prindi 2”, të cilin gjithashtu e konsideron sorrosian.

Kreu i selisë blu akuzoi kryeministrin Edi Rama edhe si “bullizues dhe mizogjen”, që nuk mbron gratë dhe vajzat shqiptare nga dhuna, nuk thotë asnjë fjalë në mbrojtje të tyre dhe që i keqtrajton.

Nuk mungoi as paralajmërimi kërcënues drejtuar kreut të qeverisë:

“I them këtij burreci dy metra të gjatë, këto janë javët e fundit, po përpëlitesh kot dhe do japësh hesap”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË/ Sudani njeh Pavarësinë e Republikës së Kosovës
Previous article "DO KTHEJMË PARATË SËRISH TE QYTETARËT"/ Berisha: Nuk do i marrë më Lubi Balluku që lan makinën me 10 mijë euro në muaj

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT