Ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, është paraqitur kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide.
Hide akuzohet për shpërdorim detyre gjatë periudhës kur ai ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës dhe para se të fitonte mandatin nën logon e Partisë Socialiste.
Nga hetimet e kryera për këtë rast, nga prokuroria e Gjirokastrës, është zbuluar se kryebashkiaku ka patur në qendër kultivimin e kanabisit. Hide ka shpërdoruar detyrën e tij si drejtues policie duke lejuar kultivimin e drogës.
Dyshime janë hedhur edhe mbi punonjës të tjerë të policisë të cilët kanë bashkëpunuar me ish-shefin e krimeve, të cilët kanë përfituar para në kërkim të mbrojtjes policore për trafikantët e drogës. Megjithatë, ndaj tij, nuk është ngritur ende akuza e korrupsionit apo ajo e grupit të strukturuar kriminal.