Gjykata e Apelit Tiranë ka shpallur sot të pafajshëm biznesmenin Rezart Taçi, i cili akuzohet për veprën penale “mospagimit të taksave dhe tatimeve”.
Ndonëse prokuroria pretendonte se Taçi nuk kishte paguar 8 milionë euro detyrime tatimi dhe taksash, Apeli e rrëzoi ankimimin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për pafajësi.
Akuza në fjalë erdhi pas një auditi nga Tatimet, të cilët kontrolluan veprimtarinë e Armo-s për vitet 2011-2013 dhe më pas prokuroria nisi hetimet dhe e dërgoi çështjen në gjykim.


