• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZA PËR KRYEHAJDUUTËT DHE DEPUTETËT E KAFENEVE/ PD censuron fjalimin e fortë të Rudina Hajdarit në Kuvend (VIDEO)
Home
Politikë

AKUZA PËR KRYEHAJDUUTËT DHE DEPUTETËT E KAFENEVE/ PD censuron fjalimin e fortë të Rudina Hajdarit në Kuvend (VIDEO)

13 December, 2018 Isa.Autor Politikë

Partia Demokratike e cila herë pas here ankohet publikisht për censurë të fjalës së lirë, duket se edhe vetë bllokon zërin e saj.

Edhe pse zyra e saj për media shpërndan çdo deklaratë banale të deputetëve Salianji, Balliu, Duma, etj, duket se të njëtin standart nuk zbaton edhe me deputeten Rudina Hajdari.

 

Kjo e fundit ka mbajtur një fjalim të fortë kundër të gjithë klasës politike duke i bërë përgjegjës për gjendjen e mjerueshme të vendit.

Fjalimi i Hajdarit nuk ka gjetur pasqyrim as nga faqja zyrtare e Partisë Demokratike në Facebook, as nga zyra e shtypit në grupin e Whatsapp dhe as me e-mail.

Ndërkohë, PD sot shpërndau disa herë show-n e Boçit dhe Salianjit duke fshehur fjalën e deputetes Hajdari.

Ja fjala e plotë e Rudina Hajdarit:

Sot kam ardhur vetëm për një arsye.

Jo për t’ju drejtuar këtij Parlamenti, as për t’ju thënë që kam ardhur këtu të marr një llokmë të studentëve, që t’ju them që jam këtu për të marrë mbështetjen e studentëve.

Unë i dua ata studentë, atyre bravo ju qoftë që po ndryshojnë historinë e këtij vendi.

Unë kam ardhur këtu për një arsye të vetme, për t’ju thënë ju që rrini nëpër kafe aty që asnjë nuk është në këtë seancë, dhe këtu kushdo që foli ishte një kryehajdut që asnjë nuk e do këtë vend dhe s’keni për ta dashur. Dhe nëse doni ju ndryshim në këtë vend, sillni Kodin Zgjedhor këtu.

Mos i mbani listat e mbyllura! Silleni këtu ta votojmë. Dhe atëherë do pastrojmë këtë Parlament. Do pastrojmë këtë kastë politike dhe do e ndryshojmë këtë vend.

Doni ndryshim për studentët?

Ndryshoni auditorët, kapni ata pedagogët aty. Ky eshte ndryshimi. nëse doni këtë vend mendoni seriozisht për vendin tuaj dhe mos hajdeni këtu të na bëni shoë politik sepse jemi të ngjeshur.

Ky vend është i ngopur. Këta studentë që dalin aty jashtë, nuk dalin sepse vetëm thjesht duan ndryshime.

Ata janë të lodhur nga çdo politikan, jane te lodhur nga ju, nga këta, nga çdo lloj politikani. Kanë humbur besimin nga çdonjëri prej jush.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VRASJA E BIZNESMENIT NË ATHINË"/ Lidhja e viktimës me Jurgen Mollën dhe DYSHIMET se...
Previous article PRESIDENCA PËR REKORD/ Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës: Buxhetin e kthyem pasi foli Taulant Balla

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT