Në Gjykatën e Elbasanit u zhvillua sot seanca ndaj ish-kreut të ARRSH Dashamir Xhika dhe 9 të pandehurve të tjerë të arrestuar për korrupsion.
Dashamir Xhika dhe Andi Toma u arrestuan dy ditë më parë, pasi akuzohen për shpërdorim fondesh për rrugën e Gjinarit.
Xhika akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”. Në përfundim, gjykata caktoi masën “Arrest me burg”, për ish drejtorin e rrugëve.
/AlpeNews.al/



