• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZA PËR KORRUPSION/ Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi dënimin me 4.6 vjet burg për ish gjyqtaren Mimoza Margjeka
Home
Breaking News

AKUZA PËR KORRUPSION/ Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi dënimin me 4.6 vjet burg për ish gjyqtaren Mimoza Margjeka

12 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Posaçme e Apelit për korrupsionin dhe krimin e organizuar ka lënë në fuqi dënimin me  4 vjet e 6 muaj burg për Mimoza Margjekën, ish gjyqtaren e Apelit Korçë e cila u shpall fajtore për akuzën e korrupsionit

Në aplikim të nenit 59 të K.Penal është urdhëruar pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurën në provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj. Gjithashtu i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin nr. 69, datë 15.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe për të pandehurit e tjerë

Kështu për Arben Carën, bashkëshortin e saj të përfshirë në këtë skemë, u la në fuqi dënim me 4 vite burg, ndërsa për avokatin Skënder Demiri u la në 3 vjet shërbim prove. Gjithashtu, për të pandehurin Klaudio Zhilla dënimi është me 3 vjet burg, si dhe për Nejton Balin 2 vjet e 4 muaj Shërbim Prove.

Vendimi u dha sot (12 dhjetor 2023) nga trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Engert Pëllumbi (anëtar).

Gjyqtarja Margjeka u shpall fajtore për akuzën ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim pasi mori një rryshfeti 6 mijë euro për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh.

Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm, ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, nga arrest në burg në atë të garancisë pasurore, për Orion Balin. 

Sasinë e parave e mori bashkëshorti i saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PARTIZANI"/ SPAK kërkon arrestimin e tij, Berisha shkon në mbledhjen e grupit me deputetët e Bardhit
Previous article KONCESIONI I STERILIZIMIT/ Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT