• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZA Lefter Maliqit: PD më vodhi votat, edhe pse Flamur Noka më siguroi se nuk do m’i preknin…
Home
Politikë

AKUZA Lefter Maliqit: PD më vodhi votat, edhe pse Flamur Noka më siguroi se nuk do m’i preknin…

23 May, 2025 s.autor Politikë

Lefter Maliqi, kandidat për deputet nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore, mori mbi 5,200 vota, por nuk arriti të sigurojë mandatin në zgjedhjet e 11 majit. Maliqi denoncoi sistemin zgjedhor si të padrejtë dhe të korruptuar, duke kritikuar veçanërisht mungesën e përkushtimit nga drejtuesit politikë të PD-së, përveç Berishës.

Ai theksoi se xhelozia dhe mungesa e bashkëpunimit mes tyre e dëmtuan, ndërsa e cilëson masakrën elektorale si një fakt të pakundërshtueshëm. Maliqi u shpreh i gatshëm të vazhdojë punën për mbështetësit e tij, pavarësisht mungesës së mandatit, dhe bëri thirrje për unitet brenda opozitës në përballje me sfidat politike.

“Për shkak të kodit zgjedhor të padrejtë, duhet të punoja fort. Ky sistem për mua është i korruptuar, lista e mbyllur është fatkeqësi kombëtare dhe për demokracinë në Shqipëri. I përmbahem masakrës zgjedhore që ka ndodhur, unë jam krenar për ata vota që kam marrë. Gara zgjedhore ishte e pabarabartë.

Dihej që Lefter Maliqi dilte i treti, por disa drejtues të PD-së, duke nisur nga drejtuesi politik, gjë që ia kam thënë edhe liderit Berisha, nuk punuan siç duhet, orientuan votat. Kishin xhelozi të paparë për të më goditur.

Unë ia kisha thënë opozitës së bashkuar dhe liderit Berisha që nuk më interesonte mandati i deputetit. Ka detyra të tjera që mund t’ju shërbej mbështetësve të mi. U fokusuan të gjithë në Kuçovë dhe në Otllak, ata donin të më dëmtonin mua. U bë mitingu i PD në Berat, i dështuar.

I kërkova miting liderit Berisha në Kuçovë dhe bëra miting madhështor në qytetin e Kuçovës. Ishte një protokoll që kandidatët e listës së hapur nuk duhet të flasin, si mos flasë kandidati i listës së hapur, kur mua do më votojë populli. Berisha ishte i palodhur nga mëngjesi në darkë, ata poshtë tij nuk e ndiqnin dot, për të mos thënë që ia patën me hile.

Përveç Berishës, pjesa dërrmuese e drejtuesve politikë nuk kanë punuar. Nuk kanë punuar se e kishin të sigurt. Po të ishte Ilir Meta jashtë, Partia e Lirisë do kishte shumë më tepër vota. Në PD, mos të ketë betejë me njëri-tjetrin, por me kundërshtarin. Z Noka më thoshte ta mbroj unë votën, si do e ruash votën, nuk di nga kush të ruhem nga demokratët a nga socialistët.

5222 vota janë shumë për mua dhe për Partinë e Lirisë, ku nuk kemi pasur numërues e vëzhgues jam i bindur se kam manipulim. Berisha reagoi dhe më lanë disa numërues, se do isha pa numërues fare. Duhet bashkëpunimi e jo fryma e përçarjes”, Lefter Maliqi, kandidat për deputet nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PINI UJË ME STOMAKUN BOSH NË MËNGJES? Ja përfitimet e jashtëzakonshme në shëndet
Previous article SHOKUESE NË RUSI/ Nëna planifikoi vrasjen e vajzës së saj duke i paguar një burri 1,106 euro

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK Breaking News

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT