• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZA KURTIT/ Hararinaj: Bëri marrëveshje me Radojçiçin kundër UÇK-së
Home
Rajon

AKUZA KURTIT/ Hararinaj: Bëri marrëveshje me Radojçiçin kundër UÇK-së

11 October, 2024 s.autor Rajon

Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK-së ka përsëritur se kryeministri Albin Kurti është “spiun i Serbisë” referuar bisedës së shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me kriminelin Milan Radojçiç, tha se Kurti po lan borxhe me Serbinë.

Ai tha se Vetëvendosje e Lista Srpska patën “marrëveshje për t’i larguar veteranët e kategoritë e lirisë dhe për të mos i përfshirë në pagën minimale e ka bërë Albin Kurti me Radojçiçin, po unë nuk them me Radojçiçin, por me presidentin e Serbisë Vuçiçin. Këtu dal te ajo që ju them çdo herë se Kurti është spiun i Serbisë, është njeri i Serbisë nuk mundet me qenë ndryshe”.

“Nëse në vitin 2018 paska qenë gabim të takohesh me Radojçiçin si nënkryetar i Listës Serbe, i pandjekur nga drejtësia e Kosovës, pra pa asnjë akuzë në Kosovë, i papërfshirë në listën e zezë të SHBA-së, ç’ka është komunikimi me të pasi e ndjek drejtësia, pasi ka aktakuzë prej Kosove, pasi e shti në listë të zezë SHBA. Çka është kjo? Është larje e borxhit ndaj Serbisë, ndaj Vuçiçit, ndaj BIA-s. Kurti po i lan borxhet. A ka akt më transparent të tradhtisë sesa me u bë me armikun kundër ushtarëve të lirisë”, tha Haradinaj.

Më tej ai tha se takimi me të në vitin 2018 ishte bërë kur ai s’ishte i ndjekur nga drejtësia në Kosovë. “Radooçiç është i ndjekur nga drejtësia e Kosovës nga viti 2018. Pra, Policia e Kosovës në atë kohë, ka rastisur që kam qenë kryetar qeverie, por këto s’e ka bë qeveria, por drejtësia e Kosovës. E ka bastisur banesën e tij në veriun e Mitrovicës. Që atëherë Radoiçiç e ka lëshuar Kosovën, pra është i ndjekur nga Serbia dhe i ikur në Kosovë në atë kohë ishte nënkryetar i Listës Serbe. Që nga ajo kohë, që nga ajo ditë e bastisjes, kryetari i atëhershëm i Qeverisë, Ramush Haradinaj, deputeti i sotëm, kryetari i Aleancës s’ka komunikim me Radojçiçin të çfarëdo natyre”.

Haradinaj shtoi se kushdo që thotë se ka bisedë me të le ta publikojë.
“Kur e ka ndjekë drejtësia jonë në atë kohë, ai i ka pasë të drejtat e veta me u përgjigj drejtësisë dhe me ardhë me u përballë me drejtësinë. Ka zgjedhur të ikë dhe si i ikur ndikimi i tij në proceset e brendshme në Kosovë u rishfaq me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit. Një njeri i ikur nga Kosova me pamundësi të operojë në Kosovë, pafuqi të vendimmarrjes në Kosovë na u ringjall me ardhjen kryeministër të Albin Kurtit. Situata arriti që në atë kohë kur VV e shumë të tjerë me të drejtë kishin mendimet dhe kritikat e tyre për rolin e tij edhe të mëhershëm kur ishte ende i pandjekur nga drejtësia në Kosovë ka arritur që ai të kthehet në faktor me ardhjen e VV-së në pushtet dhe të Kurtit. Deri ku shkon ky faktorizim i tij, përkundër faktit që ishte i ndjekur nga drejtësia, ai u vendos edhe në listën e zezë të SHBA-së, gjatë kohës së qeverisjes së Albin Kurtit ai pos banesës në veri, të cilën ia bastisi Policia e Kosovës, ai ndërtoi një vilë të madhe e të bukur në liqenin atje. Ai arriti edhe si i ndjekur nga drejtësia e Kosovës bëri marrëveshje me Albin Kurti.

Shihni dallimin! Në vitin 2018, ai i përndjekur nga Qeveria Haradinaj, këtë rast nga drejtësia e asaj kohe, tani Radojçiç u kthye në faktor të marrëveshjeve me Kurtin”, përfundoi ai

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRANË KUSHËRIRIN QË KISHTE ABUZUAR KUR ISHIN TË MITUR/ Gjykata vendos për dy vëllezërit shqiptarë në Greqi
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Arrestohet çifti shqiptar në Greqi, u kapën me armë dhe eksplozivë në makinë

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT