• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZA E PD PËR UNAZËN E RE/ Ministria e Financave: Procesi nisi në qeverinë Berisha, ja si u bë privatizimi
Home
Sociale

AKUZA E PD PËR UNAZËN E RE/ Ministria e Financave: Procesi nisi në qeverinë Berisha, ja si u bë privatizimi

24 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike, e cila deklaroi se Arben Ahmetaj ka firmosur në 2016 privatizimin e pronës së njohur te ish-Sera për të favorizuar projektin e biznesmenit Edmond Bego te Unaza e Re. Drejtori i Drejtimit të Pronës Publike Endrit Duçka në një deklaratë për mediat u shpreh se procesi i privatizimit ka nisur në vitin 2007 kur në pushtet ishte qeveria e drejtuar nga Berisha, ndërsa shtoi se në 2016 është lidhur kontrata e shitjes me trashgimtarët e familjes Pinari dhe jo Mond Begon, biznesmenin që PD e akuzon si të lidhur me qeverinë.

Zyrtari i ministrisë së Financave dhe Ekonomisë theksoi se shuma në llogarinë e institucionit është depozituar nga firma “Inerte Expres”, e cila është themeluar nga Mond Bego në 13 shtator 2007.

Megjithatë, Endrit Duçka thotë se ministria nuk mund të ndërhyjë apo të përfshihet në marrëdhëniet private mes individëve duke mbyllur reagimin me fjalët se “Nuk kemi lidhur asnjë kontratë me Edmond Begon”.

“Në 1995, Kthimi dhe Kompensimi i Pronave ka të njohur të drejtën e blerjes për ish-pronarët, trashëgimtar të familjes Pinari të pronës sera dhe magazina. Në 2007 me një shkresë urgjente u hap rruga për fillimin e procedurës së privatizimit. Po në 2007, brenda 20 ditësh është firmosur nga Genc Ruli. Ruli ka miratuar privatizimin për objektin sera dhe magazinë. Në 3 tetor 2014, prefekti dërgoi konfirmimin për gen planet e privatizimit. Në datë 06.10.2014, ZVRPP jep informacion e plotë për statusin e truallit. Në 12.11.2014 AKKP rikonfirmon vendimin e 1995 për pronësinë e objektit. Në 2015 komisioni i vlerësimit dërgon në drejtorinë e privatizimit dokumentacionin e vlerësimit dhe relacionin përkatës. Në 2016 ministria e Financave ka autorizuar kryerjen e pagesës së plotë për kthimin e pronës brenda 30 ditëve në favor të trashgimtarëve.

Në 09.06.2016 lidhet kontrata e shitjes, pjesë e dosjes së privatizimit. Bëhet fjalë për një proces që daton prej vitit 1995 me privatizimin e  miratuar dhe iniciuar nga qeveria e PD dhe ministri i kohës Ruli në 2007 brenda 20 ditësh. Procedura e ndjekur sipas të gjitha hapave nga kjo qeveri nga 2014-16. Në asnjë rast ministria e financave nuk ka lidhur apo privatizuar asnjë pronë me emrin Edmond Bego, ky person nuk figuron në asnjë dokument. Ministria e Financave nuk ka firmosur dokumente që të dalë përfitues ky person. Ministria ka autorizuar kalimin në pronësi të objekteve në sera dhe magazina në pronësi të Maliq dhe Hamdi Pinarit, trashgimtarët. Në llogari e Ministrisë së Financave është depozituar shuma nga firma Inerte Ekspres Sh.p.k pagesa është bërë për personat përfitues të pronës. Në asnjë rast institucioni nuk mund të ndërhyrë apo të përfshirë në marrëdhëniet private mes individëve. Nuk ka lidhur kontratë Edmond Bego” deklaroi zyrtari i ministrisë së Financave. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzoi sot se në këtë “aferë korruptive” nuk gjendet i përfshirë vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama, por edhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Duke përmendur ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës dhe zhvendosjen e lumit Lana, Tabaku ripërmendi se Bego ka lidhur kontratë për ndërtimin e projektit 60 milionë euro në vitin 2017, deklarata që janë rrëzuar nga ministria e Financave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS I MERRNI SERIOZISHT/ Ja 9 arsye pse disa njerëz në këtë planet i urrejnë "Krishtlindjet"
Previous article KENI SHENJA TË KUQE? Këto janë këshillat që duhet të ndiqni për ti kuruar

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT