• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKU BLLOKON 738 KG FILETO/ Mishi me probleme në KMY, bllokohet edhe një sasi djathi në “Bonum”
Home
Aktualitet
Kronikë

AKU BLLOKON 738 KG FILETO/ Mishi me probleme në KMY, bllokohet edhe një sasi djathi në “Bonum”

11 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një sfidë për bizneset shqiptare. Vetëm disa orë më parë inspektorët e AKU Tiranë kanë bllokuar 738 kg fileto dhe gjoks pule pranë biznesit KMY në Tiranë.

Siç shihet edhe në ekran, mishi i pulës gjatë procesit të ngrirjes dhe shkrirjes qëndron në tokë, magazinimi i tij është bërë pranë një ambienti që ka prezencë myku dhe ndryshku.

Nëse ky produkt nuk do të ishte bllokuar nga inspektorët e ushqimit, ai do të shkonte te tryeza e konsumatorëve si mish i sigurt. Për këtë arsye, AKU Tiranë ka bllokuar aktivitetin e biznesit KMY deri në plotësimin e kushteve higjeno-sanitare

Një tjetër aksion është realizuar në operatorin e biznesit të ushqimit “Bonum”, ku kushtet e baxhos ku prodhohej djathi ishin jashtë standardit higjeno-sanitar, muret me lagështirë dhe myk. Ndaj kompanisë Bonum, AKU vendosi masë administrative me gjobë 300 mijë lekë të reja dhe bllokim të produktit.

Pas këtyre veprimeve, produktet e pulës të kompanisë KMY dhe djathi Bonum do të asgjesohen. Inspektorët e AKU-së njoftuan se gjatë kontrollit në baxhon e kompanisë Bonum kanë bllokuar një sasi prej rreth 329 kilogramë djathë të bardhë dhie, që ishte në gjendje në këto ambiente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRUMP KËRKON DORËZIM PA KUSHTE/ Presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës
Previous article "KAM SHPENZUAR 30 MIJË EURO PËR NJË NATË"/ Fisnik Syla: Fjollën nuk e kam dashur

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT