• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
AKTORJA FESTON DITËLINDJEN NË SKENË/ Shegushe Bebeti: Teatri është dashuria e jetës sime
Home
Kulturë

AKTORJA FESTON DITËLINDJEN NË SKENË/ Shegushe Bebeti: Teatri është dashuria e jetës sime

29 April, 2019 k.autor Kulturë

Rreth dyzet vite më parë as që nuk e kishte menduar, se një ditë skena e Teatrit të Kukullave për të do të ishte dashuria e jetës së saj. Përrallat që ka rrëfyer dhe rolet që ka luajtur në shfaqjet që janë vënë në këtë skenë janë të panumërta, ashtu sikundër edhe reagimet e fëmijëve, duartrokitjet edhe falënderimet e publikut, që ka thithur magjinë e këtyre shfaqjeve nuk do të përfundojnë asnjëherë. Prandaj, si rrallëherë në këtë 60-vjetor të lindjes, aktoren Shegushe Bebeti, e uruan fëmijët, ata për të cilët ajo ka dhënë shpirtin e saj në skenë.

“Është një nga datëlindjet e mia më të bukura. Është kënaqësi që ta festosh ditëlindjen në mes të fëmijëve edhe spektatorëve të vegjël, që më kanë mbushur jetën në vite. Në çdo shfaqje i kam pasur prezentë edhe prej tyre më kanë ardhur pa fund tufa me lule”, shprehet aktorja Shegushe Bebeti.

Ndonëse i kanë mbetur edhe pak vite në skenë, Bebeti është e lumtur, që në këtë teatër kanë ardhur artistë të rinj, që e duan këtë profesion. Për të ky është një profesion që mund të realizohet vetëm me dashuri. Sot e ka të vështirë, që të veçojë rolin e saj preferuar

“Rolet janë të gjitha shumë të bukura, ndërsa me Pinokun kam pasur një rrugëtim shumë të gjatë, rreth 25 vite, e ndoshta e kam luajtur nga shfaqja në shfaqje, në momente të ndryshme. Me të kam qenë prezent në çdo familje shqiptare në ditëlindjet e fëmijëve, në çdo shkollë edhe kopsht, por të gjitha rolet që kam realizuara, Borbardha, Kokarra, E bukura tek e “E Bukura dhe Bisha”, Kësulëkuqja, Ali Baba,Ditëlindja e Bardhoshes, Ida e vogël edhe shumë të tjerë, që më kanë ndjekur në vite. Edhe më vjen mirë që me këto role ne kemi mbetur në kujtesën e prindërve, të cilët janë rritur edhe sot sjellin fëmijët e tyre në teatër. Uroj shumë që kjo traditë të vazhdojë”, shton aktorja Bebeti.

 

Për drejtorin e këtij institucioni, Erion Isajn, kjo festë nuk është thjesht një ditalindje, por është një ditë frymëzimi. “Një aktore që ka 40 vjet në këtë skenë. Është më së pari një shembull profesionalizmi edhe përkushtimi, se si Shegushja ja ka dedikuar jetën teatrit. Jo vetëm ajo por gjithë brezi i saj, janë një brez që kanë një histori të rëndësishme në këtë teatër. Unë jam rritur me imazhin e tyre, sot drejtoj institucionin ku ato kanë dhënë shpirtin, kështu që është detyrimi ynë moral që përkushtimit të tyre shpirtëror, t’u përgjigjemi qoftë edhe në këto forma”, thotë ajo.

Artistët e Teatrit të Kukullave në vite kanë luftuar për të sjellë teknika edhe forma të reja, për të qenë bashkëkohor edhe për të ecur me botën, duke u bërë pjesë edhe e shumë festivaleve evropiane edhe botërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI I FUNDIT/ Përdoruesit e marihuanës kanë më pak gjasa për të qenë mbipeshë
Previous article PËR RRITJEN E FLOKËVE DHE PARANDALIMIN E RËNIES/ Mësi duhet ta pini çajin e zi

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT