• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Aktivitetet kulturore, shqiptarët vizitojnë më shumë muze dhe shfaqjet, “harrojnë” librin
Home
Kulturë

Aktivitetet kulturore, shqiptarët vizitojnë më shumë muze dhe shfaqjet, “harrojnë” librin

24 November, 2017 Ina.Autor Kulturë

Shqiptarët kanë qenë më të interesuar për të ndjekur ekspozita dhe shfaqje apo për të vizuar muze më shumë sesa për të lexuar libra.

Statistikat e kulturës së tremujorit të tretë të këtij viti tregojnë një përgjysmim të atyre që kanë frekuentuar Bibliotekën Kombëtare ndërkohe që për aktivitetet e tjera ka një rritje domethënëse.  Instituti i Statistikave raportoi se në tremujorin e tretë 2017, janë realizuar 66 shfaqje kulturore, duke shënuar rritje me 1,5 %, kundrejt tremujorit të tretë 2016.

Numri i spektatorëve në tremujorin e tretë 2017 është rreth 17 mijë, duke pësuar rritje me 34,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e tretë 2017 është 268 spektatorë/vizitorë për shfaqje, dhe ka pësuar rritje me 32,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016.

Rritje dyshifrore por shifra modeste

Ka një interes të zgjuar për shfaqjet dhe ekspozitat e Arkivit Qendror Shtetëror i Filmit, I cili në tremujorin e tretë 2017, ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve kulturore, me 22 shfaqje/ekspozita. Por pavarësisht rritjes  dyshifrore në përqindje numri total i frekuentuesve mbetet akoma modest për një metropol.

Në tremujorin e tretë 2017, numri i spektatorëve është 550, duke shënuar rritje 83,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Numri mesatar i spektatorëve në tremujorin e tretë 2017 është 25 spektatorë/vizitorë për shfaqje me një rritje prej 66,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

“Numri i shfaqjeve kulturore të realizuara nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë në tremujorin e tretë 2017 është 18 shfaqje/ekspozita, duke shënuar rritje me 20,0 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Në tremujorin e tretë 2017, numri i spektatorëve është 2.757, duke shënuar rënie me 8,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2016. Numri mesatar i spektatorëve në tremujorin e tretë 2017 është 153 spektatorë/vizitorë për shfaqje duke pësuar rënie me 23,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm” thuhet në buletinin e INSTAT.

Më të frekuentuarit ndër të gjithë mbeten muzetë ku numri i vizitorëve tremujorin e tretë 2017 është 78.479, duke shënuar rritje me 20,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve ka një rritje prej 18,6 %, midis tremujorit të tretë 2017 dhe të njëjtit tremujor në vitin 2016. Në tremujorin e tretë 2017 numri I vizitorëve në parqe arkeologjike është 150.859, me një rritje prej 9,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Por brenda rritjes së vizitës në parqe arkeologjikë, kala dhe muze kontributin kyç duket se e jep kontingjenti i vizitorëve të huaj që alternojnë pushtimet e tyre edhe me aktivitete kulturore.

Bie numri i frekuentimeve në Bibliotekë

Numri i shërbimeve të njësive bibliotekare dhe numri i frekuentuesve të Bibliotekës Kombëtare në tremujorin e tretë 2017 është përgjysmuar krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Në tremujorin e tretë 2017, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 2.851 botime, 0,1 % më shumë.(Monitor)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të gjithë tullacët të mblidhen këtu. Vjen lajmi i shumëpritur
Previous article ASTRIT PATOZI: Arratisja flet më shumë se çdo arrestim

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT