• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKTAKUZA NDAJ THAÇIT E VESELIT/ Të mbijetuarit e Reçakut: E papranueshme, duhet të ngritet ndaj Serbisë!
Home
Rajon

AKTAKUZA NDAJ THAÇIT E VESELIT/ Të mbijetuarit e Reçakut: E papranueshme, duhet të ngritet ndaj Serbisë!

28 June, 2020 F.autor Rajon

Aktakuza e Gjykatës Speciales në Hagës ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli është e papranueshme për të mbijetuarit e masakrës së Reçakut, njërës prej masakrave më të tmerrshme në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, të kryer nga ana e serbëve.

Ata thonë se një aktakuzë e tillë do të duhej të ngrihej fillimisht për qytetarët dhe udhëheqësit e shtetit serb, të cilët kanë kryer krime mbi popullatën civile, ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës së bashku me Thaçin e Veselin kanë qenë aleatët kryesorë të NATO-s në Kosovë.

21 vjet më parë, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga forcat kriminale serbe. Pak kush nuk e kujton mëngjesin e hershëm të 15 janarit të vitit 1999, ku u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur.

Ata që përjetuan këtë masakër të tmerrshme flasin me shumë emocion për atë se çfarë kanë përjetuar, derisa shprehin zemërimin për padrejtësinë që po iu bëhet çlirimtarëve sot duke i akuzuar ata për kinse krime lufte, teksa kriminelët e vërtetë, ata serbë, vazhdojnë të qëndrojnë në liri.

I mbijetuari i kësaj masakre, Ramë Shabani, i cili ishte torturuar nga forcat serbe, teksa flet me shumë emocion për atë se çfarë ka përjetuar, thotë se e ka përjetuar edhe më rëndë propozim-aktakuzën e Speciales për Thaçin e Kadri Veseli, kur dihet mirëfilli se janë serbët ata që kanë kryer vrasje dhe masakra të shumta ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare dhe nuk janë sjellë asnjëherë para drejtësisë.

Shabani tha për KP se propozim-aktakuza është e papranueshme për të dhe familjarë të tjerë të dëshmorëve.

“Pas 21 vjetësh, me qenë ende të dyshimtë është shumë e rëndë për mua të flas për masakrën e Reçakut, për kryetarin e shtetit, për komandantin e UÇK-së, për zëvendësin e tij Kadri Veselin. Sot ende lufta e UÇK-së me qenë e dyshimtë. Dihet kush janë kriminelët. Shihen 52 veta, ka gra, fëmijë. Ka nga tre prej familjes, është Sahidja, ende që 21 vjet e zhdukur. Sot ne të flasim ‘për krimet e luftës që i kanë bërë shqiptarët’, është marre prej Evropës, prej botës, prej te gjithëve”, thotë Shabani.

Për masakrën e Reçakut, ku u vranë e u masakruan mbi 50 banorë të këtij fshati të Shtimes, Shabani thotë se dihen kriminelët me emër, e mbiemër. Këta të fundit nuk u dënuan asnjëherë, madje mohuan krimet e bëra, duke i quajtur trillim.

“Për Kosovën, për shqiptarët dhe për neve që kemi të vrarë është shumë e rëndë. Se veç një serb u dënua për këtë masakrën e Reçakut, janë me mbiemër, me emër, serbët e Shtimes e Kosovës, asnjëri nuk janë dënuar. Për neve jo veç si Reçak kush ka të vrarë është shumë e rëndë”, tha Shabani.

Agron Mehmetit, i janë masakruar dy familjarë mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999. Për të gjitha këto ai kishte dëshmuar edhe në Tribunalin e Hagës, kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ai thotë se është i gatshëm të dëshmojë çdo herë për atë çfarë ka përjetuar, dhe për të treguar pafajësinë e luftës çlirimtare të Kosovës.

“Lajmi për ngritjen e një aktakuze për presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli është shokues për ne që kemi përjetuar masakrën e Reçakut dhe për të gjithë ata që kanë të humbur familjarë gjatë luftës. Një aktakuzë e tillë do të duhej të ngrihej fillimisht për qytetarët dhe udhëheqësit e shtetit serb të cilët vërtet kanë kryer krime mbi popullatën civile. Ndërsa, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, presidenti Thaçi dhe kryetari Veseli kanë qenë aleatët kryesorë të NATO-s në Kosovë”, tha ai.

Pranë kompleksit memorial në Reçak pushojnë trupat e më shumë se 40 personave të cilët u vranë e masakruan nga kriminelët serbë. Para syve të botës, agresori serb nuk kurseu fëmije, gra, e të moshuar.

Në mesin e tyre ende nuk dihet fati për Sadije Metushin, ku ende vazhdon të qëndrojë “varri i hapur”.

Mehmeti thotë se për të gjitha këto duhet të kërkohet drejtësi nga Serbia, e jo nga shqiptarët.

“Jemi të gatshëm të dëshmojmë edhe në mbrojtje të Thaçit, por edhe në mbrojtje të Veselit. Që edhe një herë ta shohë Gjykata Speciale se kush ka qenë agresori, e kush viktima”, shton Mehmeti.

Propozim-aktakuza ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit, erdhi pak ditë para se të mbahej takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Kreu i shtetit u njoftua derisa po udhëtonte drejt Uashingtonit, derisa ky i fundit e kishte anuluar pjesëmarrjen e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME ZEMËR TË THYER/ Rama shkruan për ndarjen nga jeta të Besim Zekthit: Lamtumirë kërcimtari legjendar!
Previous article "FLASIN" SHIFRAT/ Ja pse mbyllja e kufirit me Shqipërinë është vendim i padrejtë

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT