• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKT SIMBOLIK/ Gjenerali amerikan jep dorëheqjen nga komanda në Afganistan
Home
Nderkombetare

AKT SIMBOLIK/ Gjenerali amerikan jep dorëheqjen nga komanda në Afganistan

12 July, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Gjenerali amerikan që drejton luftën në Afganistan, Austin Miller, do të dorëhiqet nga komanda të hënën, në një akt simbolik të përfundimit të konfliktit më të gjatë në të cilin janë përfshirë Shtetet e Bashkuara. Lajmi u njoftua nga zyrtarë amerikanë dhe vjen në një kohë kur kryengritësit talebanë po fitojnë terren në këtë vend.

Ceremonia në Kabul i papaprin fundit zyrtar të misionit ushtarak amerikan atje parashikuar të ndodhë më 31 gusht, një datë e caktuar nga Presidenti Joe Biden ndërsa ai kërkon të nxjerrë SHBA-në nga një luftë prej dy dekadash.

Ndërsa kjo sjell në një farë kuptimi mbylljen e një kapitulli për forcat amerikane që kanë shërbyer në Afganistan në vite, mbetet i paqartë fati i qeverisë afgane të mbështetur nga perëndimi, ndërsa forcat talibane po vazhdojnë operacionet e tyre dhe sot kontrollojnë më shumë territor se sa çdo herë tjetër që nga fillimi i konfliktit.

Gjenerali amerikan Kenneth McKenzie, Komanda Qendrore e të cilit me bazë në Florida mbikëqyr forcat amerikane në ato që njihen si rajone të nxehta përfshirë Afganistanin, Irakun dhe Sirinë, u nis drejt Kabulit për të nënvizuar ndihmën e SHBA-së në të ardhmen për forcat afgane të sigurisë.

“Pa dyshim do të jetë shumë ndryshe nga sa ishte në të kaluarën dhe unë nuk do ta minimizoj këtë gjë”, u tha gjeerali McKenzie disa gazetarëve. “Por ne do t’i mbështesim ata”, shtoi ai.

Por sipas tij Talebanët, duket se po kërkojnë “një zgjidhje ushtarake” për një luftë që Shtetet e Bashkuara janë përpjekur me sukses ta përfundojnë me një marrëveshje paqeje mes Talebanëve dhe qeverisë së Presidentit afgan Ashraf Ghani.

Ai paralajmëroi se kryeqytetet e provincave ndodhen në rrezik, por vuri në dukje se forcat afgane të sigurisë të mbështetura nga SHBA “janë të vendosura të luftojnë me vendosmëri për t’i mbrojtur ato”.

Pas largimit të gjeneralit Miller, përgjegjësia për të autorizuar sulmet ajrore kundër Talebanëve deri më 31 gusht do të jetë e gjeneralit McKenzie.

Pas 31 gushtit, gjenerali mcKenzie thotë tha se misioni i tij do të përqëndrohet tek operacionet kundër terrorizmit, kundër al Kaedës dhe Shtetit Islamik.

Rrjeti i zbulimit
Mbledhja e informacioneve të mjaftueshme të zbulimit në terren për të parandaluar një sulm tjetër si ai i 11 shtatorit 2001 mund të bëhet gjithnjë e më sfiduese, pasi rrjeti amerikan i zbulimit po dobësohet me tërheqjen e trupave amerikane dhe humbjen e territorit nga trupat afgane.

Ligjvënësja demokrate Elissa Slotkin, një ish-zyrtare e lartë e Pentagonit, tha se shumë ligjvënës po kërkojnë ende përgjigje nga administrate Biden rreth asaj se si Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të zbulojnë një komplot të ardhshëm të al Kaidës kundër Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë nuk besojnë se mund të mbështeten tek Talebanët për të parandaluar ndonjë komplot të al Kaedës ndaj Shteteve të Bashkuara nga toka afgane.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të muajit janar në Afganistan kishte ende afro 500 luftëtarë të al Kaedës dhe se Talebanët po mbanin një marrëdhënie të ngushtë me grupin ekstremist islamik./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI/ 15 minuta pushim për çdo dy orë punë përpara kompjuterit
Previous article "A JE XHELOZE PËR ERMALIN QË RRETHOHET NGA VAJZA BUKUROSHE?" Ami jep përgjigjen epike

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT