• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AKT I PASTËR MIZORIE”/ Biden mbështet Izraelin. Mbërrijnë armatimet amerikane
Home
Botë

“AKT I PASTËR MIZORIE”/ Biden mbështet Izraelin. Mbërrijnë armatimet amerikane

11 October, 2023 s.autor Botë

Presidenti amerikan, Joe Biden, denoncoi Hamasin për atë që e quajti “akt të pastër mizorie” ndaj Izraelit, dhe theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, që siç tha vajtojnë vdekjen e mbi 1 mijë qytetarëve izraelit, përfshirë dhe 14 amerikanë. Biden i përshkroi si rrëqethëse raportimet për prindër të therur, foshnje të vrara, familje të ekzekutuara dhe gra të përdhunuara.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë foli pas telefonatës së tretë të zhvilluar në 4 ditë me kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanjahu. Presidenti bëri të ditur se i kishte thënë homologut se përgjigjja e tyre do të ishte e shpejtë, e vendosur dhe dërrmuese nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin sulmuar në këtë mënyrë, por se demokracitë duhet gjithashtu t’i përmbahen sundimit të ligjit në kohë lufte.

“E dini, ka momente në këtë jetë, kur e keqja e pastër shpaloset në sytë e botës. Populli I izraelit përjetoi një moment të tillë, këtë fundjavë, nga duart e përgjakura të organizatës terroriste të Hamasit, një grup që ka qëllimin të asgjësojë hebrenjtë. Ky ishte një akt i pastër mizorie. Mbi 1 mijë civilë u masakruan, jo vetëm vranë, por u masakruan, mes të cilëve edhe 14 shtetas amerikanë. Prindër të therur, teksa përdornin trupat e tyre për të mbrojtur fëmijët, raportime rrëqethëse për bebe të vrara dhe familje të tëra të ekzekutuara. Ky sulm risolli në kujtesë ngjarjet e dhimbshme, plagët e lëna nga gjenocidi ndaj popullit hebre gjatë holokaustit. Prandaj në këtë moment duhet të jemi shumë të qartë. Jemi me popullin izraelit. Dhe ne do të sigurohemi që Izraeli të ketë gjithçka ka nevojë për të mbrojtur qytetarët dhe veten. Nuk ka justifikim për terrorizmin”.

Joe Biden, President i SHBA-së

Shtetet e Bashkuara po intensifikojnë ndihmat ushtarake ndaj Izraelit, me avionin e parë me armatime që mbërriti në jug të vendit, mbrëmjen e së martës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JENI FORCA IME"/ Luiz Ejlli ka një falenderim për fansat: Po të kisha nëntë jetë…
Previous article PRIVATIZIMI I FABRIKËS SË BUKËS/ Ahmetaj “hap letrat”: Si ka mundësi që lajmi doli tek mediat e inceneratorëve?

s.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT