• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI POLICOR NË FIER/ Arrestime dhe pezullime të zyrtarëve të bashkisë. Dyshohen për abuzime me vlerë 40 mln lekë
Home
Breaking News

AKSIONI POLICOR NË FIER/ Arrestime dhe pezullime të zyrtarëve të bashkisë. Dyshohen për abuzime me vlerë 40 mln lekë

24 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me operacionin policor të raportuar më herët në qytetin e Fierit.

Sipas policisë së shtetit, pas një hetimi disa mujor të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, është finalizuar operacioni i koduar “Parking”, që çoi në masa të shumta sigurie ndaj zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë Fier dhe administratës tatimore.

Në fokus të hetimeve ishte mosarkëtimi i rreth 40 milionë lekëve nga parkimi nëntokësor në qytet, për shkak të mospajisjes me kasë fiskale dhe favorizimit të subjekteve tregtare, përmes uljes së padrejtë të taksave.

Të ndaluarit dhe masat e ekzekutuara janë:Adela Hysenaj, 34 vjeçe, ish-drejtoreshë e Taksave dhe Urbanistikës, si dhe ish-nënkryetare e Bashkisë Fier, është vendosur në “arrest shtëpie” për shpërdorim detyre dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Vasil Ceku, 41 vjeç, drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, është vendosur në arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra, i dyshuar për shpërdorim detyre.

Anisa Cjapi, 38 vjeçe, drejtoreshë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, është pezulluar nga detyra për shpërdorim detyre.

Martin Dodi, 57 vjeç, sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Fier, është ndaluar të ushtrojë funksione publike dhe t’i lërë kufijtë e vendit, pasi dyshohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të tjerë.

Sipas Policisë, këta zyrtarë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë krijuar mungesë të ardhurash në buxhetin vendor, duke dëmtuar interesin publik dhe duke favorizuar biznese të caktuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKUESE Ë SHKODËR/ Dy të miturat shfrytëzohen për prostitucion, në pranga 19-vjeçarët
Previous article RAMA MBLEDH KABINETIN/ Në “sitë” puna e çdo ministrie

s.autor

Postime të ngjashme

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro Aktualitet

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara Aktualitet

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT