• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI PËR TENDERAT ABUZIVË NË AKSH/ Kontrolle në banesat e zyrtarëve e biznesmenëve dhe ortakëve të Ermal Beqirit
Home
Breaking News

AKSIONI PËR TENDERAT ABUZIVË NË AKSH/ Kontrolle në banesat e zyrtarëve e biznesmenëve dhe ortakëve të Ermal Beqirit

17 December, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas goditjes së një grupi kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin biznesmenët të hiqnin dorë nga tenderat e Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, procedura që më pas fitoheshin nga kompanitë e tyre, SPAK urdhëroi kontrolle të disa biznesmenëve, zyrtarë të Komisionit të Prokurimit Publik si dhe bashkëpunëtorëve të dy personave të shpallur në kërkim.

Referuar dokumenteve, Gjykata e Posaçme miratoi kërkesa për kontroll personal dhe të banesës për shtetasit Gëzim Toska, Renato Hristiç, Elon Ciko, Elgerti Bixha, Kreshnik Tërnova, Arjola Koromani, Endri Merkaj, si dhe subjektit ”Merkaj 3’.
Ndërsa, është ushtruar kontroll në banesat e Ergys Agasit, Ermal Beqirit, drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendëses së saj Hava Delibashi, si dhe 4 të dyshuarve të tjerë.
Mësohet se gjatë këtyre kontrolleve u sekuestruan materiale si dhe celularë e pajisje kompjuterike, të cilat mendohet se I shërbejnë hetimit. Kontrollet kanë përfunduar mbrëmjen e së matës dhe pajisjet kompjuterike janë dërguar për ekspertim.
Nga hetimet e SPAK reuzltoi se grupi kriminal rrëmbeu për disa orë biznesmenin Gerond Meçe, të cilin përmes kërcënimin e detyruan të heqë dorë nga ankimet për disa procedura tenderuese. Me ndihmën e drejtueseve të AKSHTI, kriteret e tenderave përshtateshin në mënyrë të tillë që fitoheshin nga kompanitë e Ermal Beqirit, ndërsa dyshohet se grupi ka pastruar miliona euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT SE TAKIMIN NË ELBASAN IA ORGANIZOI SUEL ÇELA/ Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit: Shkeli vijën e kuqe, duhet...
Previous article TRONDITËSE/ Fuste brisqe rroje në bukë, arrestohet 33-vjeçarja

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT