Në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore, AKU ka evidentuar 2 subjekte që tregtonin mish të prodhuar në mënyrë të kundraligjshme – pra nga kafshë të paregjistruar e identifikua, të cilat nuk i janë nënshtruar kontrollit të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes (ishin pa vulë dhe certifikatë veterinare).
Njoftimi i plote
Konkretisht, trupa inspektuese e AKU ka konstatuar:
- 20.4 kg mish gjedhi dhe 7.6 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin me aktivitetet tregtim mishi ” Arta Zaka”” në Divjakë.
- 16kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Restorant Ilir Sulaj” Berat. Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 200.000 lekë, sekuestrim i 44 kg mish me destinacion asgjësimin.
PAMJET



